• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHEMBET HEC-I NË KANIONIN E HOLTËS/ Bonati: Ju përgjigjëm shqetësimit të qytetarëve për…
Home
Sociale

SHEMBET HEC-I NË KANIONIN E HOLTËS/ Bonati: Ju përgjigjëm shqetësimit të qytetarëve për…

23 August, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Pas dëgjesave me banorët, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me autoritetet e tjera, ka bërë të mundur shembjen e digës së betonit e ndërtuar në afërsi të Kanionit.

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin Bonati, së bashku me kryetarin e Bashkisë Gramsh, Klodian Taçe, ndoqën nga afër aksionin për shembjen e këtij objekti. Në prononcimin për mediat, zëvendësministri Bonati u shpreh se vendimi për moslejimin e ndërtimit të HEC-it në Kanionin e Holtës erdhi pas shqetësimit të adresuar nga qytetarët dhe analizës së bërë nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me autoritetet e tjera për ndikimin që shkaktonte kjo vepër në mjedis. Bonati bëri të ditur gjithashtu se do të punohet deri në kthimin e territorit në të njëjtën gjendje në të cilën ishte para se të realizoheshin punimet.

“Jemi këtu për këtë vepër ndërtimore këtu pas dëgjesave që kemi bërë me komunitetin, banorët e zonës por edhe me persona të tjerë që e frekuentojnë Kanionin e Holtës, dhe analiza që është bërë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ministritë e tjera dhe për të parë problematikën që kjo krijon. Sot jemi këtu për të prishur këtë vepër ndërtimore e cila edhe nga shqetësimet e ngritura dëmton edhe peizazhin dhe kthimin e territorit në gjendjen e mëparshme me rikuperimin komplet të pjesës lumore sikurse ka qenë”, u shpreh Bonati.

Zëvendësministri tha më tej se sa i takon gabioneve të vendosura për të mbrojtur kryesisht tokën nga rrëshqitjet do të dëgjohet sërish zëri i qytetarëve dhe nëse këta të fundit do të kërkojnë edhe largimin e tyre atëherë do të ndërhyhet sërish. Nga ana e tij, kryebashkiaku Taçe falënderoi Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për reagimin e menjëhershëm ndaj këtij shqetësimi të banorëve të Bashkisë Gramsh duke dëgjuar zërin e tyre.

“Në radhë të parë unë doja të falënderoja ministrinë e Energjetikes, ka qenë një reagim në një kohë rekord duke u bazuar në shqetësimin e banorëve të Gramshit. Kanioni i Holtës është një nga vendet e shumta turistike që ka Gramshi, ne po mbajmë atë premtim që u kemi dhënë qytetarëve, çdo shqetësim i tyre do jetë shqetësimi jonë kështu që vendet turistike të Gramshit sot do vizitohen më shumë nga të gjithë turistët”, theksoi kryebashkiaku. Kanioni i Holtës është një nga pikat turistike më të vizituar në bashkinë e Gramshit. Në vendin ku ishte ndërtuar diga do të ndërhyhet për të rikuperuar dëmtimin e shkaktuar në mjedis.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "QYTETI MIQËSPR"/ Tirana vlerësohet në Edicionin e 40 të Takimit për Miqësim Midis Popujve në Rimini
Previous article I VRANË DJALIN PËR KONDICIONERIN/ Flet babai i 26 vjeçarit: U nis për punë u kthye i vdekur...

F.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT