• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shefi i Shërbimit të Urgjencës përgënjeshtron lajmin: Nuk kemi dhënë dorëheqjen
Home
Sociale

Shefi i Shërbimit të Urgjencës përgënjeshtron lajmin: Nuk kemi dhënë dorëheqjen

5 December, 2017 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ministria e Shëndetësisë vijon bisedimet me mjekët e Urgjencës së QSUT pas dorëheqjes që dorëzuan ditën e sotme për shkak të kushteve të punës. Zv/ ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli zhvilloi një takim me mjekët në QSUT duke u njohur me shqetësimet e tyre. Pas takimit me zv/ministren e Shëndetësisë mjekët e Urgjencës së QSUT duket se janë tërhequr nga qëndrimi, pasi deklarojnë se çështje po zgjidhet me drejtorinë e QSUT.

Shefi i Shërbimit të Urgjencës Edmond Zaimi është shprehur se nuk kanë dhënë dorëheqjen edhe pse në letrën e publikuar në media duket qartësisht e firmosur nga tetë mjekët. Zaimi shprehet se kërkesa bëhet për të zgjidhur problemet dhe mbingarkesën e punës dhe se janë në diskutime me drejtorinë, por puna në QSUT vijon normalisht.

“Situata është e ngarkuar me shuam të sëmurë nga e gjithë Shqipëria. I kalon kapacitetet e shërbimit tonë, me ngarkesë të madhe për personelin, ç’ka bën që edhe rreziku i gabimeve njerëzore të shtohet. Në këto kushte i gjithë stafi ka shkruar një peticion për drejtorin e Urgjencës, por akoma nuk është dorëzuar dhe nuk është bërë zyrtare.

Është një problem që ka ekzistuar, por është thelluar ditët e fundit duke bërë të pamundur vazhdimësinë  e punës. Por janë problem që ne kërkojmë të zgjidhen mes njeri tjetrit duke sensibilizuar edhe opinionin për të shfrytëzuar shërbimin vetëm për shërbimet e urgjencës.

Ne nuk kemi dhënë dorëheqjen në 1997, absolutisht jo. Kjo është një kërkesë e jonë për të rregulluar problem, është puna e drejtorisë më tej për të zgjidhur problemet. Shërbimi është njëlloj sikur ka qenë më parë, por ngarkesa është tejet e madhe” tha ai.

Tetë mjekë të QSUT dhanë sot dorëheqjen nga vendi i punës në mënyrë kolektive. Dorëheqja iu është drejtua drejtorit të QSUT, Presidentit, Kryeministrit dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Shkak për dorëheqjen sipas mjekëve është bërë gjendja e papranueshme në Urgjencën e QSUT.

Ata shprehen në letër se nuk kanë kushte pune dhe kanë mbingarkesë me të sëmurë të shtruar në spital. “Japim dorëheqjen për shkak të kushteve të punës. Ka mbingarkesë, të sëmurë të shtruar që qëndrojnë mbi 48 orë, mungesë vendesh në pavionet, shërbimet nuk zbatojnë urdhrat” thuhet në letër.

Letra e plotë e mjekëve
Memo/ Datë 05.12.2017

Drejtuar; Enkelejd Joti
Drejtori i QSUT

Për dijeni; Znj. Ogerta Manastirliu
Ministre Shëndetësisë

Z. Edi Rama
Kryeministër i Shqipërisë

Z.Ilir Meta
President i Shqipërisë

Kërkesë
Në kuadër të situatës së krijuar në Urgjencës e QSUT, ku;

  1. Kushtet e punës për stafin nuk plotësohen bazuar në kontratën punëdhënës- punëmarrës
  2. Ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar mbi 48 orë në urgjencë për mungesë vendesh në pavionet e tjera në kundërshtim me urdhrin
  3. Mos zbatimi i urdhrave të tjerë të nxjerrë nga drejtoria nga shërbimet e tjera që reflektojnë  mbingarkesën e urgjencës
  4. Në këto kushte ku për shkak të mbingarkesës, e cila nuk lidhet me punën e mjekëve por të shërbimeve; Tërhiqemi nga pozicioni i punës duke respektuar paralajmërimin sipas Kodit të Punës me 30 dite perpara.

Mjekët që e kanë firmosur letrën janë; 
Petrit Gjorgji
Elton Calliku
Besmir Kocia
Etiomena Bracaj
Jonida Kito
Petrit Vargu
Afrim Yzeiraj
Eqerem Hasani

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DASHURIA TRIUMFON/ Austria jep OK për martesat gay
Previous article Burimet/ Presidenti Meta merr vendimin e rëndësishëm për Visho Ajazin

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT