Parlamenti finlandez konfirmoi sot qëndrimin në postin e ministrit të Punëve të Jashtme, Timo Soini në përfundim të votëbesimit, pas pjesëmarrjes së kreut të diplomacisë në një tubim kundër abortit në Kanada, një veprim i denoncuar nga opozita pasi mund të konsiderohej si qëndrim ”zyrtar”.
Timo Soini, anëtar i partisë ”Reforma Blu” (euroskeptike) mori mbështetjen e 100 deputetëve në Parlamentin me 200 vende. Gjashtëdhjetë deputetë votuan kundër.
Mocioni i mosbesimit u depozitua nga katër parti të opozitës, sipas së cilëve pjesëmarrja e Soini në një tubim anti-abort në maj të jepte përshtypjen se ministri i Punëve të Jashtme kishte vepruar si zyrtar i politikës finlandeze.
Të martën, prokurori i përgjithshëm, përgjegjës për zbatimin e ligjeve veçanërisht nga ministrat, konfirmoi se pjesëmarrja e Timo Soini në këtë tubim ishte ”problematike” duke marrë në konsideratë argumentin e mbrojtur nga partitë e opozitës.