• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHERR I ASHPËR” MES BASHËS, BERISHËS DHE METËS/ Presidenti në panik nga një 17 maj i dytë, ish-kryeministri kërkon përplasje pas 18 tetorit
Home
Politikë

“SHERR I ASHPËR” MES BASHËS, BERISHËS DHE METËS/ Presidenti në panik nga një 17 maj i dytë, ish-kryeministri kërkon përplasje pas 18 tetorit

10 October, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Opozita është mbërthyer nga sherret, përplasjet dhe debatet e ashpra. Zhvillimet e kohëve të fundit e kanë ndarë opozitën në tre kampe. Nga njëra anë është ish-kryeministri Sali Berisha, në anën tjetër kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe Presidenti Ilir Meta, ndërsa në kampin e tretë është kryedemokrati Lulzim Basha. Ky i fundit ka bërë një kthesë 180 gradë, duke braktisur protestat, ndërsa ka lënë në baltë Presidentin Ilir Meta. Por ky qëndrim i kryetarit të Partisë Demokratike ka shkaktuar zemërim në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe presidentit Meta. Ky i fundit, Monika Kryemadhi dhe zyrtarë të lartë të LSI janë hedhur në aksion, duke sulmuar dhe “shantazhuar” kreun demokrat.

Presidenti në panik nga një 17 maj i dytë

Gazeta ka mësuar se e gjithë kjo luftë e nisur nga Meta, njerëz dhe media pranë tij, nuk ka lidhje me kauzën e opozitës, por me presionin ndërkombëtar dhe zërat se PD dhe PS po shkojnë drejt një pakti, sa i takon reformës zgjedhore. Në kushtet kur Basha ka paralajmëruar rikthimin në tryezën e reformës zgjedhore, Meta dhe LSI po i ushtrojnë presion Bashës, që të rrëzojë qeverinë pas 18 tetorit, pasi nëse Rama reziston gjatë kësaj periudhe, gjasat janë që Partia Demokratike dhe Partia Socialiste të shkojnë drejt një pakti të dytë. Pra, duke qenë se PS dhe PD kanë shprehur interes për të komunikuar me njëra-tjetrën për reformën zgjedhore, LSI nuk e pëlqen një lëvizje të tillë, pasi ndryshimi i Kodit Zgjedhor do të ishte fatal për partinë e Kryemadhit. Momentalisht në tryezën e komisionit të posaçëm të reformës është një draft, i cili favorizon partitëe mëdha, sikundër janë Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Ndërkohë që, me ndryshimin e sistemit zgjedhor do të ndryshojnë edhe komisionarët që do të merren me zgjedhjet, pasi ata nuk do të jenë më pjesë e partive politike, por do të jenë të politizuar. Ata do të propozohen nga shoqëria civile dhe do të jenë nëpunës civil. Mirëpo, fakti që ata do të jenë nëpunës civil nuk i shkon për shtat Lëvizjes Socialiste për Integrim, pasi shumica e tyre i përkasin PD-së dhe PS-së, duke nxjerrë kështu jashtë loje LSI-në. Kështu që, Meta dhe LSI janë në panik dhe kanë frikë për puç nga Basha. Madje, sipas informacioneve, mësohet se Meta dhe zyrtarë të LSI po i justifikojnë kërcënimet me faktin se Basha nuk po bën një opozitë të fortë përballë mazhorancës qeverisëse dhe se sipas tyre, Rama është në pushtet për shkak të marrëveshjes së majit 2017. Ndërkohë, rikthimin e një 17 maji të dytë e refuzoi edhe vetë kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi pak ditë më parë, teksa deklaroi se çdo lloj marrëveshje për reformën zgjedhore duhet të bëhet në prani të të gjitha partive politike.

Berisha kërkon përplasje pas 18 tetorit

Por përveç Presidentit Ilir Meta dhe LSI, presionet ndaj kreut të PD, Lulzim Basha janë rritur edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. Duke qenë se Basha ka deklaruar se protestat do të rinisin pas vendimit për çeljen e negociatave që i bie 18 tetori, mësohet se Berisha i ka kërkuar atij që të rrisë dozën e reagimit dhe të rrëzojëqeverinë, pasi nëse kjo nuk ndodh gjatë kësaj periudhe, sipas tij, as ka për të ndodhur më. Madje, të njëjtët burime theksuan se në rast se bllokohet çelja e negociatave, për Berishën ky është rasti më i artë që të shfrytëzohet nga opozita, duke i kërkuar kryedemokratit që ta çojë vendin drejt mosbindjes civile, mënyra e vetme përmes së cilës mund të rrëzohej kryeministri Edi Rama. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET QYTETI I KAVAJËS/ Vritet një person DHE plagoset një POLIC
Previous article "NUK ËSHTË LOJË SHAHU"/ Ironia e Murrizit: Po të mos kishte "Facebook" gjysma e politikanëve tanë do kishin "vdekur"

k.autor

Postime të ngjashme

RAMA NISET DREJT CERNOBBIOS/ Merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy” Politikë

RAMA NISET DREJT CERNOBBIOS/ Merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

VRASJA NË MIRDITË/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë Aktualitet

VRASJA NË MIRDITË/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim Politikë

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT