• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHÇBA ARRESTON NËNKOMISARIN E INFEKTIVIN E POLICISË/ Lejuan kalimin e një personi në kërkim në Kapshticë
Home
Aktualitet
Kronikë

SHÇBA ARRESTON NËNKOMISARIN E INFEKTIVIN E POLICISË/ Lejuan kalimin e një personi në kërkim në Kapshticë

21 December, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy oficerë të policisë kufitare të Kapshticës janë ndaluar nga SHÇBA, pasi dyshohet se kanë lejuar kalimin e një personi në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Sipas njoftimit të SHÇBA-së, janë ndaluar 52-vjeçari me iniciale B.D. dhe 23-vjeçarin me iniciale Ç.Ll.

Mësohet se në datë 31 gusht të këtij viti, kanë lejuar kalimin në kufi të shtetasit me iniciale A.Q. ndaj të cilit, gjykata e Elbasanit kishte vendosur masën e sigurisë arrest me burg.

Drejtoria Rajonale SHÇBA Elbasan-Korçë ekzekutoi vendimin penal të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim datë 21.12.2021 ka vendosur të caktojë masën “Arrest me burg“ ndaj personave në hetim:

– N/Komisar B.D.,52 vjeç, me detyrë Përgjegjës turni në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– Inspektor Ç.LL, 23 vjeç, me detyrë Specialist Ndihmës Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në kuadër të procedimit penal nr. 1817 viti 2021, regjistruar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, në datë 31.08.2021, këta punonjës policie në kundërshtim me detyrën kanë lejuar kalimin në këtë pikë kufitare të shtetasit A.Q., ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i kishte caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, duke dëmtuar interesat e hetimit penal ndaj tij.

Procesverbalet e ekzekutimit së bashku me aktet e procedimit penal i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ Nga ofrimi i 500 mln testeve falas, tek mbështetja për spitalet, Biden tregon planet kundër përhapjes së COVID-19
Previous article KENI FRIKË NGA ARRESTIMI? Berisha: Kam zbatuar vetëm ligjin, nuk do dëgjoni kurrë…

s.autor

Postime të ngjashme

KANOSI ME ARMË EFEKTIVËT/ Arrestohet 41-vjeçari në Elbasan, donte të mbronte vëllanë në kërkim Aktualitet

KANOSI ME ARMË EFEKTIVËT/ Arrestohet 41-vjeçari në Elbasan, donte të mbronte vëllanë në kërkim

CELULARI ME LËNDË PLASËSE NË DURRËS/ Ekspertët e RENEA-s çaktivizojnë eksplozivin në Lagjen Nr. 3 Aktualitet

CELULARI ME LËNDË PLASËSE NË DURRËS/ Ekspertët e RENEA-s çaktivizojnë eksplozivin në Lagjen Nr. 3

ALARM PËR BOMBË NË DURRËS/ Rrethohet pallati në lagjen nr. 4, evakuohen banorët Aktualitet

ALARM PËR BOMBË NË DURRËS/ Rrethohet pallati në lagjen nr. 4, evakuohen banorët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT