• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ “Zëri i Amerikës”: Gjyqi në Senat, sot deklaratat e hapjes
Home
Nderkombetare

SHBA/ “Zëri i Amerikës”: Gjyqi në Senat, sot deklaratat e hapjes

22 January, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Senati amerikan mblidhet përsëri sot për gjyqin e Presidentit Donald Trump, ku do të dëgjojë deklaratat e hapjes nga një grup anëtarësh të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët argumentojnë se përse presidenti duhet të shkarkohet nga detyra.

Pak para orës 2 të mëngjesit Senati votoi në linja partiake, 53 me 47 për të miratuar rregullat e gjyqit të propozuara nga udhëheqësi i shumicës republikane Mitch McConnell.

Votimi erdhi pas një serie debatesh, sepse demokratët e pakicës kanë kërkuar që në gjyq të lejohet paraqitja e dokumenteve dhe e dëshmive nga ana e zyrtarëve të administratës Trump, të cilët Shtëpia e Bardhë nuk i lejoi të dëshmonin gjatë fazës së hetimit në Dhomën e Përfaqësuesve.

Përfundimisht u vendos që si ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve që do të bëjnë deklaratat e hapjes ashtu edhe ekipi ligjor i Presidentit Trump do të kenë nga 24 orë afat për këto deklarata në një shtrirje kohe prej tre ditësh. Gjithashtu, në gjyq nuk do të lejohen dëshmitarë të rinj, diçka që demokratët e kërkonin me ngulm.

Fakti që votimi u bë në linja të prera partiake flet shumë për rezultatin e pritshëm të gjykimit, pra është thuajse e sigurt që ky gjyq nuk do ta shkarkojë Presidentin Trump nga detyra pasi asnjë nga republikanët nuk ka sinjalizuar se do të votonte kundër tij.

Ndërkohë, Presidenti Trump sulmoi ashpër akuzuesit e tij në Senat, por tha se do të preferonte një gjykim më të gjatë, në mënyrë që zyrtarët e lartë të administratës së tanishme dhe ata të mëparshëm të mund të dëshmojnë në gjyq, megjithëse kjo do të krijonte shqetësime të sigurisë kombëtare.

Duke folur në një konferencë të paplanifikuar me gazetarët në Davos të Zvicrës, Presidenti tha se i takon Senatit të vendosë rregullat e gjyqit, por se ai do të dëshironte që ish-këshilltari i sigurisë kombëtare John Bolton dhe sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo të dëshmonin.

“Problemi me John Boltonin është se kjo është çështje e sigurisë kombëtare,” tha Presidenti Trump ndërsa përgatitej të largohej nga Forumi Ekonomik Botëror i Davosit.

“Ai i di disa nga mendimet e mia; ai e di çfarë mendoj unë për udhëheqësit e ndryshëm. Çfarë ndodh nëse ai zbulon atë që unë mendoj për një udhëheqës të caktuar, nëse kjo nuk është shumë pozitive?” tha Presidenti Trump dhe shtoi se edhe dëshmia e sekretarit Pompeo do të përbënte rrezik.

Presidenti Trump vazhdoi edhe sot ta quajë farsë procesin kundër tij por tha se nuk i ka ndryshuar planet për të mbajtur fjalimin tradicional për gjendjen e vendit më 4 shkurt.

Ai sulmoi ekipin e ligjvënësve që kanë paraqitur akuzat kundër tij dhe tha se do të donte të “ulej në rreshtin e parë të vendeve të Senatit dhe të shihte fytyrat e tyre të korruptuara”.

Demokratët thonë se Presidenti Trump shpërdoroi pushtetin në veprimet e tij me Ukrainën dhe pengoi Kongresin në hetimin që ndërmori. Presidenti mohon se ka bërë diçka të gabuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASUESI I "TOP FEST"/ Zbulohen anëtarët e jurisë së festivalit më të ri në... (FOTO)
Previous article VENDOS T'I KTHEJË PËRGJIGJE FANSAVE/ Ylli Limani tregon për çfarë është penduar në jetë: Jam munduar...

F.autor

Postime të ngjashme

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT