SHBA kryeson listën e vendeve më të prekura nga koronavirusi në të gjithë botën. Shifrat janë vërtet alarmante.
Një nga superfuqitë më të mëdha në planet, me 16.320 rastet e reja në 24 orët e fundit, e ka çuar numrin total të të infektuarve në 293.481.
Janë shënuar gjithashtu 492 viktima në një ditë, me një numër të përgjithshëm prej 7896 jetësh të humbura.
SHBA-të numërojnë 14.405 të shëruar gjatë gjithë periudhës së pandemisë, ndërsa 6199 pacientë janë në gjendje kritike.


