• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA: Vendimi i Gjykatës së Lartë lë në qendër të debatit presidencial mbajtjen e armëve
Home
Nderkombetare

SHBA: Vendimi i Gjykatës së Lartë lë në qendër të debatit presidencial mbajtjen e armëve

20 June, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Gjykata e Lartë shfuqizoi javën e shkuar ndalimin e përdorimit të një pajisjeje që u jep mundësi armëve gjysmë-automatike të qëllojnë me breshëri të ngjashme me mitralozët. Siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, vendimi lë në qendër të debatit për zgjedhjet presidenciale çështjen e armëmbajtjes.

Këto pajisje blihen më vete dhe montohen për të intensifikuar breshërinë e armëve, duke qëlluar qindra plumba në një minutë. Ato u ndaluan nga ish-presidenti Trump në 2018 pas një sulmi në një festival muzikor në 2017 në Las Vegas, ku për pasojë u vranë 60 persona.

“Mëngjesin e sotëm përmbyllëm rregulloren e re për të ndaluar pajisjet që intensifikojnë breshëritë e armëve”, u shpreh Trump. Autori i sulmit përdori një pajisje të tillë dhe qëlloi pa ndërprerje me më shumë se 1 mijë plumba nga dritarja e një hoteli. Shumica konservatore e Gjykatës së Lartë tha në vendimin e saj se administrata e Trump tejkaloi autoritetin e saj kur e shpalli të jashtëligjshëm përdorimin e këtyre pajisjeve. Vendimi i Gjykatës e mban çështjen e përdorimit të armëve në qendër të fushatës presidenciale. Ekipi i fushatës elektorale të ish-presidentit Trump tha se amerikanët duhet të respektojnë vendimin e gjykatës. Të premten, Trump u tha të pranishmëve të mbledhur për të festuar ditëlindjen e tij në Florida, se rizgjedhja e tij do të bëjë të mundur mbrojtjen e të drejtave lidhur me armët, që mundëson Amendamenti i Dytë i Kushtetutës. “Është e nevojshme që njerëzit, armëmbajtësit të votojnë. Sepse po nuk votuat, nuk do ta mbani dot armën dhe për shumë kohë, sepse ata duan t’ju marrin gjithçka. Ata duan t’ju heqin armët. Ata duan t’ju marrin municionet. Ata duan ta shkatërrojnë Amendamentin e Dytë”, ka thënë Trump.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAJDUT SERIAL/ Shqiptari dënohet me 42 muaj burg: Kam besim te drejtësia, ndaj jam fajtor…
Previous article DUKE NISUR NGA MUAJI KORRIK/ Ja sa do të rritet paga për mjekët dhe infermierët në vend

s.autor

Postime të ngjashme

“BETEJA” E RE E PRESIDENTIT/ Trump përplaset me Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane Botë

“BETEJA” E RE E PRESIDENTIT/ Trump përplaset me Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane

SULM NDAJ NJË PORTI NË JEMEN/ Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite Botë

SULM NDAJ NJË PORTI NË JEMEN/ Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite

IRANI GODET BAZEN AMERIKANE NË LINDJEN E MESME/ Rritet frika për përshkallëzim Botë

IRANI GODET BAZEN AMERIKANE NË LINDJEN E MESME/ Rritet frika për përshkallëzim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT