• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA “ULTIMATUM”/ Qeveria iraniane të ndryshojë rrënjësisht. Sanksionet ndaj Iranit do të…
Home
Nderkombetare

SHBA “ULTIMATUM”/ Qeveria iraniane të ndryshojë rrënjësisht. Sanksionet ndaj Iranit do të…

6 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se sanksionet e ripërtëritura amerikane ndaj Iranit do të zbatohen me rreptësi dhe do të vazhdojnë derisa qeveria iraniane të ndryshojë rrënjësisht.

Duke folur për gazetarët gjatë kthimit nga një turne në Azinë Juglindore, zoti Pompeo tha se rivendosja e disa sanksioneve është një shtyllë e rëndësishme në politikën e SHBA-së ndaj Iranit.

Ai tha se administrata Trump është e hapur për ta hedhur vështrimin përtej sanksioneve, por kjo do të kërkonte një ndryshim të madh nga Teherani.

“Ne shpresojmë se mund të gjejmë një mënyrë për të ecur përpara, por kjo do të kërkojë ndryshime të mëdha nga ana e regjimit iranian”, tha zoti Pompeo të dielën. “Ata duhet të sillen si një vend normal. Kjo është çështja. Është shumë e thjeshtë,” tha Sekretari amerikan i Shtetit.

Ministrat e jashtëm evropianë thanë të hënën se ”ndjejnë keqardhje të thellë” për rivendosjen e sanksioneve amerikane.

Në një deklaratë të bërë nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini dhe ministrat e jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar thuhet se marrëveshja bërthamore e vitit 2015 për Iranin “po funksionon dhe po jep rezultate” për kufizimin e programit bërthamor të Iranit.

Ministrat thanë se marrëveshja për Iranin është “vendimtare për sigurinë e Evropës, rajonit dhe të gjithë botës”.

Zoti Pompeo i quajti udhëheqësit iranianë “aktorë të këqinj” dhe tha se Presidenti Donald Trump synon t’i bëjë ata ‘të sillen si një vend normal’.

Një grup i parë i sanksioneve amerikane që u lehtësua nga administrata Obama në bazë të marrëveshjes së rëndësishme bërthamore të 2015-s, hyri në fuqi sot, pas vendimit të Presidentit Trump në muajin maj për t’u tërhequr nga marrëveshja. Këto sanksione kanë në shënjestër sektorin e automobilëve, si dhe arin dhe metale të tjera.

Një seri e dytë e sanksioneve që synojnë sektorin e naftës dhe bankën qendrore të Iranit do të rivendosen në fillim të nëntorit.

Sekretari Pompeo vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara prej kohësh e kanë cilësuar Iranin si nxitësin kryesor shtetëror të terrorizmit në botë dhe kanë thënë se Teherani nuk mund të shpresojë të trajtohet si i barabartë në bashkësinë ndërkombëtare nëse nuk ndërpret aktivitete të tilla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRAPASKENA/ Willian: Vetëm Barcelona bëri ofertë për mua, Sarri është si...
Previous article Pas dëmtimit të Armando Sadikut, KOMBËTARJA merr një lajm shumë të mirë

k.autor

Postime të ngjashme

TRUMP HUMB BETEJËN NË GJYKATË/ Gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s Botë

TRUMP HUMB BETEJËN NË GJYKATË/ Gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin! Botë

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin!

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT