• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Trump “u hap derën” emigrantëve të paligjshëm: Të rinjve të ardhur do t’u ofrojmë një rrugë drejt shtetësisë
Home
Nderkombetare

SHBA/ Trump “u hap derën” emigrantëve të paligjshëm: Të rinjve të ardhur do t’u ofrojmë një rrugë drejt shtetësisë

11 July, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump thotë se do të nënshkruajë së shpejti një urdhër ekzkutiv për imigracionin që përfshin një mundësi për shtetësi për të rinjtë e ardhur ilegalisht në SHBA në moshë të mitur.

Në një intervistë me kanalin në gjuhën spanjolle, Telemundo, presidenti tha se programi DACA që i ka mbrojtur këta të rinj nga deportimi i menjëhershëm nuk do të zhbëhet. “Do t’u ofrojmë këtyre të rinjve një rrugë drejt shtetësisë,” tha ai.

Por nuk do të ketë amnisti, tha përmes një deklarate zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere, pas intervistës së presidentit.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë theksonte se urdhri ekzekutiv do të krijonte një sisitem imigrimi në bazë të meritave dhe se presidenti do të punonte me Kongresin për një zgjidhje legjislative “që mund të përfshijë shtetësinë, si dhe kontrollin e fortë të kufijve dhe reforma mbi bazë meritash,” por jo amnisti.

Administrata Trump më parë është përpjekur të eliminojë programin DACA, i krijuar gjatë administratës Obama për të mbrojtur mbi 700 mijë imigrantë.

Presidenti nuk dha hollësi për elementë të tjerë në urdhrin e ardhshëm ekzekutiv për imigracionin, por tha vetëm se “do të përfshijë DACA-n dhe mendoj se njerëzit do të mbeten shumë të kënaqur”.

Kur u pyet nëse ndryshimet do të bëhen përmes një urdhri ekzekutiv apo një ligji në Kongres, zoti Trump tha se kur dha gjykimin e saj për DACA-n muajin e kaluar, Gjykata e Lartë i kishte dhënë atij “kompetenca të jashtëzakonshme” për të miratuar urdhra ekzekutive.

Gjykata doli me vendimin se administrata nuk kishte dhënë arsyetime të mjaftueshme për të eliminuar DACA-n. Vendimi i gjykatës nuk thoshte nëse të rinjtë e mbrojtur nga programi DACA kanë të drejta të përhershme për të jetuar në SHBA dhe nuk e pengonte Presidentin Trump të përpiqej përsëri për ta anuluar programin.

Zëdhënësi Deere tha se presidenti “po punon për një urdhër ekzekutiv për të krijuar një sistem imigracioni të bazuar te meritat në mënyrë që të mbrojë edhe më shumë punonjësit amerikanë”. Presidenti ka thënë se do ta nënshkruajë urdhrin brenda katër javëve të ardhshme.

Senatori republikan Ted Cruz i kritikoi planet e presidentit, duke postuar një koment në Tëitter “Presidenti ka zero autoritet kushtetues për të hapur “rrugë drejt shtetësisë” përmes akteve ekzekutive” shkruante ai.

Udhëheqësit në Kongres janë përpjekur në disa raste gjatë viteve të fundit të miratojnë reforma gjithëpërfshirëse por nuk kanë pasur sukses si rezultat i mospajtimeve të mëdha mes propozimit të republikanëve dhe atij të demokratëve./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mc Kresha dhe Lyrical Son godasin sërish dhe sapo i dhanë një leksion reperëve të tjerë (VIDEO)
Previous article PO SJELL NJË KËNGË TË RE/ Por shihni pak Besa Kokëdhimën se me kë ka bashkuar forcat! (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani Botë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT