Flota e tetë bombarduesve Të SHBA u rreshtua në pistë javën e kaluar për shfaqje masive të forcës.
Ushtrimi i gatishmërisë me bombarduesit B-52H Stratofortress u zhvillua më 14 Tetor, në Bazën e Forcave Ajrore Barksdale në Luiziana, por sot dolën pamjet.
Fotografitë u publikuan nga Forcat Ajrore të SH.B.A.-së përmes Shërbimit të Shpërndarjes së Informacionit Vizual të Mbrojtjes, që treguan bombarduesit që përgatiteshin për ngritje.
Formacioni i pistës së bombarduesve B-52H quhet një “shëtitje elefantësh” – një term avionët ushtarakë para ngritjes.
“Bombarduesit fluturuan për në Minot AFB, Dakota e Veriut. B-52H Stratofortress është një bombardues me rreze të gjatë, i rëndë që mund të kryejë një larmi misionesh,” shkruhej në deklaratën e FA.