• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA TJETËR NDIHMË UKRAINËS/ Uashingtoni mund t’i japë sisteme raketore taktike
Home
Botë

SHBA TJETËR NDIHMË UKRAINËS/ Uashingtoni mund t’i japë sisteme raketore taktike

12 September, 2023 s.autor Botë

Sipas katër zyrtarëve amerikanë, administrata e Presidentit Biden thuhet se po shqyrton furnizimin e Ukrainës me raketa me rreze më të gjatë veprimi, të mbushura me bomba thërrmuese dhe që mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme më thellë në territorin e pushtuar nga Rusia. Agjencia e lajmeve Reuters njofton se shkak për ndryshimin e qëndrimit është suksesi i muajve të fundit nga përdorimi i predhave thërrmuese të artilerisë.

Uashingtoni po shqyrton dërgimin në Ukrainë të Sistemeve të Raketave Taktike të Ushtrisë (ATACMS) që mund të fluturojnë deri në 306 kilometra dhe të Sistemeve të Raketave të Udhëzuara të Shumëfishta (GMLRS) që kanë një rreze prej 72 kilometrash dhe janë të mbushura me bomba thërrmuese. Sistemi i raketave GMLRS do të jetë në gjendje të shpërndajë deri në 404 bomba thërrmuese. Prej disa muajsh Ukraina ka pasur në arsenalin e saj një variant të sistemit GMLRS.

Administrata e Presidentit Biden prej muajsh po mendon lidhur me furnizimin e Ukrainës me sistemet ATACMS, nga droja se dërgesa do të shihej si një veprim tepër agresiv kundër Rusisë. Ndërsa kundërsulmi i Ukrainës ndaj agresorit rus tregon shenja përparimi, Uashingtoni është i prirur që ta përforcojë ushtrinë ukrainase në një moment jetik, thanë dy burime për agjencinë e lajmeve Reuters.

Zbulimi ushtarak i Kievit tha të hënën se forcat ukrainase kishin rimarrë kontrollin e disa platformave detare për shpimin e gazit dhe naftës pranë Krimesë. Në një postim në rrjetin Telegram thuhet se operacioni përfshinte forca speciale ukrainase në varka që dëmtuan një avion luftarak rus Su-30 dhe kapën municione helikopterësh dhe pajisje radarësh. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se Rusia i kishte pushtuar platformat që nga viti 2015 dhe i kishte përdorur ato për qëllime ushtarake./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KEMI NDJEKUR PREJ MOMENTIT TË PARË NGJARJEN NË GREQI"/ Ministria e Brendshme konfirmon: Viktimat e sulmit me shtetësi turke
Previous article DOSSIER/ Kujtimet e inxhinier Petraq Xhaçkës: Pas valës së terrorit e arrestimeve, Nimet Cani më thirri në zyrën e tij dhe…

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve Botë

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund Botë

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT