Shtetet e Bashkuara kanë kryer një valë sulmesh ajrore ndaj rebelëve Houthi në Jemen, të cilët kanë ndërmarrë sulme ndaj anijeve në Detin e Kuq.
Të paktën 19 persona u vranë ndërsa presidenti Donald Trump paralajmëroi Houthi-t se “ferri do të bjerë mbi ta” nëse nuk ndalojnë goditjet ndaj anijeve tregtare dhe anijeve luftarake amerikane.
Trump gjithashtu paralajmëroi Iranin, mbështetësin kryesor të Houthi-ve, që të ndalonte menjëherë mbështetje për këtë grup militant. Ai tha se nëse Irani kërcënonte Shtetet e Bashkuara, “Amerika do t’ju bëjë plotësisht të përgjegjshëm dhe nuk do të jemi të mirë me ju!”


