Negociatat për marrëveshjen tregtare të pjesshme me Kinën, njoftuar nga presidenti amerikan, Donald Trump kanë pasur shumë progres, por ende nuk kanë përfunduar, deklaroi sot Larry Kudlow, këshilltari kryesor ekonomik i presidentit amerikan.
Kjo marrëveshje e pjesshme e ashtuquajtur “faza 1” me linja të paqarta për palën amerikane u njoftua më shumë entuziazëm nga Donald Trump në Zyrën Ovale më 11 tetor në praninë e negociatorit kryesor.
Dje, një zëdhënës i Ministrisë kineze të Tregtisë theksoi gjithashtu se bisedimet po progresonin.
Presidenti amerikan e ka përsëritur disa herë se dëshiron të nënshkruajë sa më shpejt një marrëveshje me homologun kinez, Xi Jinping.//ATSH


