• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA, shqetësime për aktivitetin bërthamor në Korenë e Veriut
Home
Nderkombetare

SHBA, shqetësime për aktivitetin bërthamor në Korenë e Veriut

2 August, 2018 Sadik.Autor Botë, Nderkombetare

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ndodhet në Malajzi, ndalesa e parë e një turneu aziatik që pritet të përqëndrohet në nxitjen e tregtisë së lirë si dhe të ushtrohet presion ndaj Koresë së Veriut për të hequr dorë nga armët bërthamore.

“Kemi shqetësime se Koreja e Veriut nuk po përmbush detyrimet e saj”, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit që udhëtonte me zotin Pompeo.

Që kur Presidenti Donald Trump u takua me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un në qershor, zyrtarët amerikanë janë shprehur me optimizëm se Pheniani do të heqë dorë nga armët bërthamore, megjithëse nuk ka prova se Koreja e Veriut e ka filluar këtë proces.

Shqetësimet rreth aktivitetit bërthamor dhe raketor në Korenë e Veriut u rritën pasi gazeta “The Washington Post” njoftoi të martën se zyrtarët e zbulimit amerikan besojnë se Pheniani po vazhdon të ndërtojë raketa të reja, në të njëjtin objekt, që përdorte për të ndërtuar raketa ndërkontinentale, të afta për të arritur në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara.

Koreja e Veriut pritet të jetë një temë e rëndësishme në takimet e zotit Pompeo me homologët e tij në Forumin e Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN) që mbahet në Singapor më vonë gjatë kësaj jave. Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit, gjatë forumit zoti Pompeo do t’u bëjë thirrje vendeve për ta mbajtur Phenianin “në linjë” me sanksionet.

Zoti Pompeo pritet gjithashtu të diskutojë konfliktet në Detin e Kinës Jugore, krizën e pakicës Rohinga në shtetin Rakhine në Myanmar dhe sigurinë kibernetike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DE BIAZI “në rolin” e trajnerit/ CALDARA e ardhmja e Italisë, MILANI goditi me HIGUAININ
Previous article DËNIMI ME VDEKJE/ Vatikani ndryshon qëndrim, Papa Francesku kundër...

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT