• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Shërbimi i parë privat i udhëtimit me trena në një shekull
Home
Botë

SHBA/ Shërbimi i parë privat i udhëtimit me trena në një shekull

24 September, 2023 s.autor Botë

Ky është një investim prej 5 miliardë dollarësh nga kompania Fortress Investment Group, që mund të përdoret nga 8 milionë njerëz në vit për udhëtimet mes Majamit dhe Orlandos.

Florida filloi një linjë të re hekurudhore, shërbimi i parë privat i trenave për udhëtarë që prej një shekulli, në Shtetet e Bashkuara. Linja e re, që filloi punën të premten ofron një mënyrë të re udhëtimi mes qyteteve të Orlandos dhe Majamit.
Trenat me ngjyrë të verdhë që tashmë kanë filluar të qarkullojnë në linjën Majami-Orlando, arrijnë shpejtësinë prej 200 kilometrash në orë. Linja “Brightline” është shërbimi i parë privat i trenave për udhëtarë mes qyteteve në Shtetet e Bashkuara, në një shekull.
Ky është një investim 5 miliardë dollarësh nga kompania Fortress Investment Group, që mund të përdoret nga 8 milionë njerëz në vit për udhëtimet mes dy qendrave më të mëdha turistike të Floridës. Tridhjetë e dy trena do të qarkullojnë çdo ditë në linjën me distancë prej 379 kilometrash mes Majamit dhe Orlandos.
“Ideja se makina është i vetmi mjet udhëtimi, po sfidohet nga një produkt i ri, i cili është më i sigurt, më miqësor ndaj mjedisit dhe me një kosto më të ulët. Kjo është një ngjarje e madhe”, thotë Mike Reininger, President i linjës hekurudhore “Brightline”.
Ai thekson se shumica e pasagjerëve të linjës Majami-Orlando do të jenë njerëz që tashmë e bëjnë rregullisht këtë rrugë me makinë dhe të tjerët që nuk duan ta bëjnë atë me makinë. Objektivi kryesor i nismës do të jenë banorët që udhëtojnë për të vizituar parkun Disney në Orlando dhe ata që duan të ndjekin ngjarjet sportive dhe koncertet në pjesën jugore të shtetit të Floridës.
Mark Vargas, një pasagjer nga Teksasi, i cili ndodhet për pushime në Florida, thotë se vendosi të merrte trenin për të shkuar në Majami me bashkëshorten e tij.
“Vendosa të përdor linjën Brightline sepse më dukej si mënyra më e bukur për të arritur në Majami. Çmimi është më i ulët se ai i taksive. Udhëtimi me tren është gjithashtu më i shpejtë se sa ai me makinë”, thotë ai.
John Renne, drejtor i Qendrës së Universitetit Atlantik të Floridës për Zgjidhjet Urbane dhe Mjedisore, thotë se korridori Majami-Orlando është i përsosur për hekurudhat me shpejtësi të lartë. Rreth 40 milionë banorë të Floridës dhe vizitorë të tjerë e bëjnë këtë udhëtim në vit, rreth 90 për qind e tyre me makinë.
“Është mjaft emocionuese për ne në Floridën e jugut, të jemi një qendër për provat me një metodë të re udhëtimi, që mund të shihet si një model i ri i transportit hekurudhor, me shpejtësi të lartë në Shtetet e Bashkuara”, thotë zoti Renne.
Për shkak se “Brightline” është në pronësi private, ajo i kapërceu pengesat, diçka që një sistem transporti i drejtuar nga qeveria do ta kishte të vështirë, thekson ai./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJË NGA DITËT MË TË VËSHTIRA..."/ Vuçiç reagon për herë të parë: Tre serbë u vranë, dy prej tyre me snajper
Previous article "KAM 800 MIJË EURO CASH"/ Habit fenomeni i Tik Tok: S'mbaj lekë në bankë, ja sa para fitoj çdo javë

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla Botë

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja Botë

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni Botë

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT