• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA “SHËNJESTRON” SËRISH DODIK/ Sanksionon individë dhe kompani të lidhura me liderin e Republika Srpska
Home
Rajon

SHBA “SHËNJESTRON” SËRISH DODIK/ Sanksionon individë dhe kompani të lidhura me liderin e Republika Srpska

18 December, 2024 s.autor Rajon

Shtetet e Bashkuara sanksionuan të mërkurën tre individë dhe katër kompani, pjesë e rrjetit të Presidentit të Republikës Serbe Milorad Dodik, që mundësonin përpjekjet e vazhdueshme të familjes së udhëheqësit pro rus për t’iu shmangur sanksioneve amerikane.

Në një njoftim të Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se ky veprim përfshin gjithashtu sanksionimin e Stasha Kosharacit, një politikan nga Bosnja dhe Hercegovina, që shërben si një mbështetës kryesor i korrupsionit dhe agjendës politike destabilizuese të Dodikut.

Qeveria amerikane e ka sanksionuar më parë Dodikun për, ndër të tjera, përfshirje në korrupsion.

“Për vite me radhë, Dodiku e ka shfrytëzuar pozicionin e tij zyrtar për të grumbulluar pasuri personale përmes kompanive të lidhura me të dhe djalin e tij, Igor Dodik. Ky korrupsion ka dëmtuar besimin e publikut në institucionet shtetërore të Bosnjës e Hercegovinës dhe sundimin e ligjit. Rrjeti Dodik ka vazhduar përpjekjet e tij të qëllimshme për të anashkaluar sanksionet amerikane duke manipuluar strukturat e menaxhimit dhe duke riregjistruar kompanitë e sanksionuara me emra të rinj”, thuhet në njoftimin e DASH-it.

 

 

Veprimi i sotëm, thuhet në njoftim, shpalos më tej “përpjekjet flagrante dhe korruptive të familjes Dodik për t’u pasuruar dhe për të anashkaluar sanksionet amerikane”, ndërsa theksohet se “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të vënë në shënjestër ata që lehtësojnë korrupsionin e Dodikut dhe mundësojnë përpjekjet e tij për të cuar përpara veprimtaritë destabilizuese në Bosnje dhe Hercegovinë. Kjo është hera e katërt vetëm brenda këtij viti që Shtetet e Bashkuara sanksionojnë individë dhe kompani që sigurojnë pasuri për udhëheqësin e serbëve të Bosnjës dhe familjen e tij.

Shtetet e Bashkuara i kanë vënë sanksione Milorad Dodikut fillimisht me 17 korrik të vitit 2017 për pengim të zbatimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit të vitit 1995, që i dha fund luftës së përgjakshme të Bosnjës, e cila la pas vetes mbi 100 mijë të vrarë dhe miliona të zhvendosur.

Në përfundim të luftës Bosnja u nda në dy rajone autonome, Republikën Serbe dhe Federatën Boshnjako-Kroate, të lidhura nëpërmjet një qeverie të dobët qendrore në Sarajevë.

Milorad Dodiku mbështetet në përkrahjen e Rusisë në qëndrimet e tij për shkëputjen e Republikës Serbe, ndërsa ekziston një frikë e përhapur në Perëndim se Moska po përpiqet të destabilizojë Bosnjën dhe pjesën tjetër të rajonit të Ballkanit, për të zhvendosur të paktën një pjesë të vëmendjes botërore nga lufta e saj në Ukrainë./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SOT E KAM FËMIJËN NË DHE..."/ Nëna e Martinit: Prindërit e Marios nuk më kanë kontaktuar! Kur mora vesh kush ishte autori…
Previous article NDRYSHIME NË QEVERI/ Shkarkohet zv/ministrja e Arsimit, ja kush e zëvendëson

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend Rajon

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm Rajon

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar Rajon

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT