• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA SANKSIONE INDUSTRISË SË NAFTËS NË SERBI/ Vuçiç: Nuk e kam parë ende dokumentin, por…
Home
Rajon

SHBA SANKSIONE INDUSTRISË SË NAFTËS NË SERBI/ Vuçiç: Nuk e kam parë ende dokumentin, por…

14 December, 2024 s.autor Rajon

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk e ka parë ende dokumentin zyrtar që tregon se Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur sanksione industrisë së naftës në Serbi (NIS), mirëpo ekziston “në lloj konfirmimi zyrtar” që vendimi do të hyjë në fuqi më 1 janar, për shkak të pronësisë ruse.

“Kemi një lloj konfirmimi, mirëpo na duhet t’i shohim dokumentet. Nuk i kemi parë ende. Kur t’i shohim dokumentet, do të flasim me amerikanët, më pas do të bisedojmë me rusët”, ka thënë Vuçiç të shtunën për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS).

Prej vitit 2008, shumica e kompanisë NIS është në pronësi të kompanisë shtetërore ruse Gazprom Neft dhe kompanisë së saj amë, Gazprom. Vuçiç ka thënë se nuk është gati të flasë në këtë moment “për mundësinë e sanksionimit potencial të Moskës”.

Presidenti serb ka thënë një ditë më parë se SHBA-ja do t’i vendosë sanksionet kundër NIS-it brenda pak ditësh, për shkak të pronësisë ruse ndaj kësaj kompanie që dikur ka qenë shtetërore.

Sipas tij, edhe britanikët do t’iu bashkohen sanksioneve. Mundësia e sanksionimit të NIS-it nuk është konfirmuar as nga SHBA-ja, as nga Britania e Madhe

Sipas të dhënave zyrtare, Gazprom Neft dhe Gazprom gëzojnë 56.15 për qind të pronësisë së gjigantit NIS, ndërsa 29.87 për qind është në pronësi të Serbisë.

Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja e kanë futur Gazprom Neft-in në listë të zezë qysh më 2014, pas aneksimit që i ka bërë Moska gadishullit ukrainas të Krimesë.

Prej nisjes së luftës së plotë të Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, Beogradi ka refuzuar t’iu bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës, dhe vazhdon të kultivojë lidhje me Kremlinin.

Serbia është e varur nga Rusia në sektorin e energjisë, mirëpo ka marrë masa për të diversifikuar rrugët e furnizimit.

Marrëveshja e fundit për furnizim me gaz, e nënshkruar nga Vuçiq dhe presidenti rus, Vladimir Putin, në maj të vitit 2022, skadon në mars të vitit 2025. /REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ Tentoi të kalonte kafe kontrabandë, arrestohet 42-vjeçari në Doganën e Muriqanit
Previous article I MORI MJETIN DHE IA SHITI PËR 2 MIJË EURO? Çfarë ndodhi mes Rezart Veleshnjes dhe shokut të tij. Zbardhet ngjarja

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT