• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Republikanët, të ndarë për gjyqin ndaj ish-presidentit
Home
Nderkombetare

SHBA/ Republikanët, të ndarë për gjyqin ndaj ish-presidentit

24 January, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Gjyqi i dytë në Senat kundër ish-Presidentit amerikan Donald Trump me akuzën për nxitje rebelimi, pas sulmeve vdekjeprurëse në Kapitol, ka thelluar ndarjet mes republikanëve.

Të paktën një republikan, senatori Mitt Romney, tha se beson se gjyqi, i cili mund të çojë në një votim që ndalon zotin Trump të kërkojë post federal në të ardhmen, është një reagim i nevojshme ndaj thirrjeve ndezëse të ish-presidentit drejtuar mbështetësve më 6 janar për të “luftuar” kundër humbjes së tij në zgjedhje.

Dhjetë republikanë iu bashkuan Dhomës së Përfaqësuesve në votimin për të akuzuar zotin Trump për nxitje rebelimi. Dhoma do t’ia paraqesë akuzën Senatit të hënën.

Udhëheqësit e Senatit kanë rënë dakord që gjyqi të fillojë pas dy javësh, duke lënë kohë për konfirmimin e disa prej të emëruarve të kabinetit të Presidentit Joe Biden dhe ndoshta për të debatuar mbi thirrjen e tij për një raund të ri stimulimi financiar.

“Akuza e ngritur nga Dhoma e Përfaqësuesve flet për një sjellje të dënueshme,” tha të dielën zoti Romney, një kritik i shpeshtë i ish-Presidentit Trump i cili votoi për ta shpallur atë fajtor gjatë gjykimit të parë të zhvilluar në Senat, një vit më parë. “Është shumë e qartë se gjatë vitit të shkuar, ka pasur një përpjekje për të korruptuar zgjedhjet dhe kjo jo nga Presidenti Biden, por nga Presidenti Trump,” tha ai.

Udhëheqësi i republikanëve të Senatit, Mitch McConnell, javën e kaluar fajësoi zotin Trump për sulmin e dhunshëm në Kapitol, duke thënë se ai “provokoi” turmën.

Por një numër i konsiderueshëm i ligjvënësve republikanë, të shqetësuar nga qëndrimi që mund të mbajë baza e përkushtuar e votuesve të zotit Trump, kanë ngritur kundërshtime ndaj procesit kundër ish-Presidentit. Donald Trump është presidenti i parë i SHBA ndaj të cilit do të zhvillohet gjyq në Senat pas largimit nga posti.

Senatori republikan Tom Cotton tha se Senati po vepron përtej autoritetit të tij kushtetues për faktin që po zhvillon gjyq. “Shumë amerikanë do të mendojnë se sa e çuditshme është që Senati po e kalon kohën duke u përpjekur të shpallë fajtor dhe të heqë nga posti një njeri që është largua nga ky post një javë më parë,” tha senatori Cotton për Fox News.

Nga ana e tij, senatori Romney tha se gjykimi nevojitej për të nxjerrë përgjegjësinë, sepse zoti Trump udhëhoqi një përpjekje për të “korruptuar” zgjedhjet kombëtare që Presidenti Biden i fitoi.

Por jo të gjithë janë dakord. “Mendoj se gjyqi është një marrëzi,” tha senatori republikan Marco Rubio, duke shtuar se do të votojë për ta mbyllur atë në rastin e parë që do t’i jepet. “Unë mendoj se është joproduktive. Ne tashmë kemi një zjarr në vend dhe është njëlloj si të marrësh benzinë dhe t’ia hedhësh zjarrit,” tha ai.

Udhëheqësi i shumicës demokrate të Senatit, Chuck Schumer, tha se gjyqi do të jetë i drejtë por do të ecë me një ritëm relativisht të shpejtë.

“Do të jetë një gjykim i drejtë por do të lëvizë relativisht shpejt,” tha senatori Schumer në një konferencë shtypi në Nju Jork. Ai tha se gjyqi nuk duhet të zgjasë shumë, sepse “kemi shumë punë të tjera për të bërë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U KTHYE NGA.../ Infektohet shqiptari i parë me variantin e ri të koronavirusit, futet menjëherë në karantinë
Previous article “KE NJË FYTYRË...”/ Kujtim Gjuzi “gjuan” live Anën e “Përputhen”, e krahason me Anisa Markarianin

F.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT