• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Republikanët përjashtojnë nga Kongresi deputeten muslimane
Home
Nderkombetare

SHBA/ Republikanët përjashtojnë nga Kongresi deputeten muslimane

3 February, 2023 F.autor Botë, Nderkombetare

Republikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që tani kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, përjashtuan të enjten demokraten Ilhan Omar nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë, si pasojë e komenteve të saj që u cilësuan si anti-semite.

Argumenti për përjashtimin e Omar kishte të bënte me disa komente që ajo shkroi në vitin 2019, përmes një postimi në Twitter, ku kishte thënë se “lobi izraelit në politikën amerikane është i motivuar nga paratë dhe jo nga parimet”.

Omar dhe demokratët tjerë thanë se komentet ishin bërë vite më parë dhe se ajo i ka fshirë postimet dhe ka kërkuar falje në atë kohë.

“Udhëheqja dhe zëri im nuk do të dobësohen nëse nuk jam në këtë komision. Zëri im do të bëhet gjithnjë e më i fortë”, tha Omar pak para se të përjashtohej.

Kjo masë vjen dy vjet pasi demokratët përjashtuan dy republikanë nga komisioni.

Përjashtimi nga Komisioni, i udhëhequr nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin Mçarthy, u konsiderua si “hakmarrje” nga demokratët.

Në vitin 2021 demokratët kishin përjashtuar republikanët Marjorie Taylor Greene dhe Paul Gosar nga komisionet pas disa komenteve që kishin të bënin me vaksinat kundër COVID-19 dhe video të shpërndara në rrjete sociale që simulonin vrasjen e një anëtareje demokrate.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇËSHTJA MCGONIGAL/ Rama-opozitës: Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur
Previous article DY SHQIPTARË NË SANREMO 2023/ Kush është violonçelisti që do performojë me Anna Oxa

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA DREJT MISIONIT NË GAZA/ Qeveria miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve Botë

SHQIPËRIA DREJT MISIONIT NË GAZA/ Qeveria miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik Botë

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT