• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Raporti i Gjykatës së Lartë nuk e identifikon burimin e rrjedhjes së projekt-vendimit për abortin
Home
Nderkombetare

SHBA/ Raporti i Gjykatës së Lartë nuk e identifikon burimin e rrjedhjes së projekt-vendimit për abortin

21 January, 2023 F.autor Botë, Nderkombetare

Gjykata e Lartë amerikane publikoi të enjten një raport mbi rrjedhjen në maj të vitit 2022, të një versioni paraprak të vendimit të saj, që çoi më pas në përmbysjen e një vendimi historik, të vitit 1973, të quajtur Roe kundër Wade, i cili legalizonte abortin në mbarë vendin. Por raporti nuk identifikonte fajtorin për nxjerrjen e informacionit, që tronditi organin më të lartë gjyqësor të vendit.

Rrjedhja e projekt-vendimit në gazetën ‘Politico’ e cila publikoi atë më 2 maj, shkaktoi një krizë të brendshme në gjykatë dhe ndezi një stuhi politike, me mbështetësit e të drejtave të abortit që organizuan tubime jashtë gjykatës, e në qytete të ndryshme rreth e qark Shteteve të Bashkuara.

Ky zhvillim u pa si një shkelje e paprecedentë e traditës së ruajtjes së konfidencialitetit të gjykatës prej nëntë anëtarësh, në procesin e marrjes së vendimeve.

Në raport nuk identifikohej asnjë burim specifik nga rrodhi informacioni, gjë që përbënte një shkelje të jashtëzakonshme të protokollit të gjykatës. Por në raport thuhet se: “pavarësisht nëse ndonjë person identifikohet ose jo, si burim i rrjedhjes së projekt-vendimit në media, gjykata duhet të ndërmarrë veprime për të krijuar dhe zbatuar politika më të mira lidhur me trajtimin e informacionit të ndjeshëm dhe për të patur sisteme më të mira, e të sigurta, që lidhen me teknologjinë e informacionit”.

Hetimi për rrjedhjet e projekt-vendimit u krye në një kohë vëmendjeje të shtuar ndaj gjykatës e ndërsa sondazhet e opinionit publik tregojnë një rënie të besimit ndaj saj. Vetëm 43% e amerikanëve ruajnë pikëpamje të favorshme për gjykatën, nga 50% që llogaritej në maj të vitit të kaluar, kjo sipas një sondazhi të kryer nga agjencia e lajmeve Reuters dhe kompania Ipsos, prej dates 13 deri 15 janar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POZON "TOPLESS" NGA PLAZHI/ Ivana Knoll plotëson dëshirën e tifozëve
Previous article "PD, PARTIA E TË DREJTAVE DHE LIRIVE..."/ Berisha nga Laçi: Themelimi i Partisë Demokratike, ditëlindja jonë e dytë

F.autor

Postime të ngjashme

NGJARJET NË CEUTA VËNËNË ALARM BE-në/ Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet Botë

NGJARJET NË CEUTA VËNËNË ALARM BE-në/ Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet

INCIDENTI NË CEUTA/ Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike Botë

INCIDENTI NË CEUTA/ Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje Botë

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT