• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Qeveria federale pritet të rifillojë ekzekutimet me vdekje
Home
Nderkombetare

SHBA/ Qeveria federale pritet të rifillojë ekzekutimet me vdekje

26 July, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Në Shtetet e Bashkuara, Byroja Federale e Burgjeve pritet të rifillojë ekzekutimet me vdekje, pas një ndërprerjeje prej 16 vjetësh. Planet janë që në muajt e ardhshëm të ekzekutohen pesë të burgosur të dënuar me vdekje nga gjykatat federale.

Qendra e informacionit për dënimet me vdekje thotë se aktualisht janë 65 të burgosur që presin të ekzekutohen nga qeveria federale.

Më shumë se gjysma e shteteve amerikane kanë ligje për ndëshkimin kapital.

Një profesor i së drejtës në Universitetin e Kalifornisë thotë se njoftimi i Departamentit të Drejtësisë për rifillimin e ekzekutimeve me vdekje ishte i papritur.

Rory Little, Profesor i së Drejtës: “Nuk ka patur ndonjë kërkesë për dënimin me vdekje në asnjë nivel federal, por ka njerëz në pritje të dënimit me vdekje nga qeveria federale, njerëz të cilët kanë kryer vrasje të rënda dhe juritë kanë vendosur që ata janë objekt i ndëshkimit kapital. Pra asgjë nuk e ndalon prokurorin e Përgjithshëm ta bëjë këtë. Do të ketë ndoshta sfida ligjore ndaj këtij vendimi, si përsa i përket procedurës ashtu edhe individëve që presin ekzekutimin.”

Prokurori i Përgjithshëm William Barr, një përkrahës i zjarrtë i dënimit me vdekje, tha se Departamenti i Drejtësisë, nën administratat republikane dhe demokrate, ka kërkuar dënimin e “kriminelëve më të njohur dhe se ekzekutimet e para federale do të bëhen ndoshta në fillim të dhjetorit.

Shtetet e Bashkuara janë vendi i vetëm perëndimor ku ende ka ekzekutime me vdekje. Në Evropë, dënimi me vdekje praktikisht është hequr dhe i vetmi vend që e lejon është Bjellorusia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Real Madrid arrin marrëveshjen me talentin spanjoll...
Previous article XHELOZIA BRENDA KLUBIT/ Fanella me numër 21, kthehet në problem tek Barcelona

F.autor

Postime të ngjashme

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT