• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Presidenti Trump shkarkoi guvernatoren e Rezervës Federale, Lisa Cook e padit
Home
Nderkombetare

SHBA/ Presidenti Trump shkarkoi guvernatoren e Rezervës Federale, Lisa Cook e padit

28 August, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Guvernatorja e Rezervës Federale (Fed), Lisa Cook, ka paditur presidentin amerikan, Donald Trump, për vendimin për ta shkarkuar, duke hapur një betejë ligjore me peshë të madhe për tregjet financiare, raporton Financial Times.

Sipas dokumenteve gjyqësore, Cook depozitoi padinë ditën e sotme, 28 gusht 2025, në një gjykatë federale në Uashington. Vendimi i saj erdhi pasi Trump deklaroi të hënën se po e shkarkonte menjëherë, duke e akuzuar për mashtrim në aplikime hipotekare.

Akuzat ndaj Cook u publikuan nga Bill Pulte, drejtor federal i strehimit dhe aleat i Trump. Ai pretendon se Cook kishte paraqitur dokumente të pasakta për dy prona të blera në Michigan dhe Atlanta në vitin 2021, duke i cilësuar të dyja si banesa kryesore për të përfituar kushte më të favorshme kredie. Megjithatë, autoritetet amerikane nuk kanë ngritur asnjë akuzë ndaj saj.

Sipas mediave të huaja, avokati i Cook, Abbe Loëell, deklaroi se Trump nuk ka kompetencë ligjore për ta larguar nga detyra. “Përpjekja e tij për ta shkarkuar, bazuar vetëm në një letër referimi, nuk ka asnjë bazë faktike apo ligjore,” tha Loëell.

Mandati i Lisa Cook si guvernatore i Fed ishte i parashikuar të zgjaste deri në vitin 2038. Nëse Trump do të arrijë të realizojë shkarkimin e saj, ai do të duhet të sigurojë shumicën e emërimeve në bordin shtatë-anëtarësh të Rezervës Federale, organ që luan rol kyç në përcaktimin e normave të interesit dhe mbikëqyrjen e strukturës së bankës qendrore.

Lëvizja e Trump shihet si pjesë e presionit të tij në rritje ndaj bankës qendrore. Ai ka kërkuar uljen e normave të interesit me tre pikë përqindje nga niveli aktual prej 4.25 – 4.5%. Aleatët e tij kanë propozuar gjithashtu reforma për ta bërë më të lehtë shkarkimin e zyrtarëve të Fed dhe për të rritur kontrollin mbi buxhetin e institucionit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMI MASIV NË KIEV/ Von der Leyen: Putin duhet të ulet në tryezën e negociatave
Previous article EUROT NË GOTËT E KAFESË/ Arrestimi i punonjësve të IMT, reagon Policia: Ja akuzat

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT