• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Presidenti Trump do të ndalojë përkohësisht emigracionin: Për të mbrojtur vendet e punës të qytetarëve amerikanë
Home
Nderkombetare

SHBA/ Presidenti Trump do të ndalojë përkohësisht emigracionin: Për të mbrojtur vendet e punës të qytetarëve amerikanë

21 April, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i SHBA Donald Trump thotë se do të ndalojë përkohësisht imigracionin për shkak të koronavirusit. Me anë të një komenti në “Twitter”, presidenti e quajti shpërthimin e koronavirusit “sulm nga një armik i padukshëm”, dhe përmendi “nevojën për të mbrojtur vendet e punës të qytetarëve amerikanë”.

Presidenti nuk dha hollësi të mëtejshme, por tha se kjo masë do të merret përmes një urdhri ekzekutiv. Ndalimi i emigracionit mund të ndikojë tek qindra mijëra vetë që kanë “kartën e gjelbër” që u ofron statusin e qëndrimit të përhershëm në SHBA.

Deri tani Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë të rasteve të koronavirusit në botë, me mbi 788 mijë infektime të konfirmuara dhe mbi 42 mijë të vdekur, sipas universitetit Johns Hopkins.

Në muajin mars, administrata Trump mbylli kufijtë me Meksikën dhe Kanadanë për udhëtimet jo thelbësore, si dhe ndaloi hyrjen e çdo shtetasi të huaj që në 14 ditët e kaluara ka qenë në Kinë, Iran apo vendet e Shengenit.

Kufizimi i emigracionit ka qenë përparësi kryesore e zotit Trump, i cili është kritikuar se fillimisht nuk i kushtoi rendësi koronavirusit.
Analistë nga institute Cato, që beson në reduktimin maksimal të rolit të qeverisë në shoqëri dhe ekonomi, thanë në një blog se presidenti gëzon autoritetin për të kufizuar emigracionin për të mbrojtur shëndetin publik.

Departamenti amerikan i Shtetit përllogarit se gjatë vitit fiskal 2019 u miratuan rreth 462 mijë viza imigracioni dhe 577 mijë vetë fituan statusin e rezidentit të përhershëm.

Ndërkohë ekspertë të shëndetit publik paralajmërojnë se veprime të tjera që po ndërmarrin vetë amerikanët mund të ndikojnë në përhapjen e mëtejshme të epidemisë.

Eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve infektive Anthony Fauci paralajmëroi protestuesit që kanë mbushur rrugët në shumë qytete duke kërkuar rihapjen e ekonomisë, pa përfillur urdhrat e guvernatorëve për të qendruar në shtëpi, duke thënë se vendi nuk do të rimëkëmbet dot ekonomikisht pa u vënë nën kontroll koronavirusi. Në disa shtete amerikane ditët e fundit ka patur protesta në rrugë kundër guvernatorëve të këtyre shteteve.

Demonstruesit kërkojnë një lehtësim të kufizimeve që kanë mbyllur bizneset dhe kanë çuar në pushimin nga puna të 22 milion njerëzve. Administrata Trump thotë se disa pjesë të vendit janë gati të fillojnë një kthim gradual në normalitet./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ISHTE NJË PERIUDHË SHUMË E VËSHTIRË"/ Ylli i Manchester United: Mourinho më ka përmirësuar shumë!
Previous article ËSHTË ZYRTARE/ Kaloi makthin e pandemisë, rinis futbolli në vendin aziatik!

k.autor

Postime të ngjashme

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne Botë

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake Botë

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT