• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA plane për rikthimin e njeriut në Hënë. Trump nënshkruan edhe për në Mars (DETAJET)
Home
Nderkombetare

SHBA plane për rikthimin e njeriut në Hënë. Trump nënshkruan edhe për në Mars (DETAJET)

11 December, 2017 g.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump do të nënshkruajë sot një direktivë me të cilën urdhëron Administratën Kombëtare të Hapësirës për të rigjallëruar programin e eksplorimit të hapësirës, që synon dërgimin e astronautëve amerikanë në Hënë dhe përfundimisht në Mars.

“Presidenti dëgjoi rekomandimet e Këshillit Kombëtar të Hapësirës dhe ka vendosur të ndryshojë politikën e fluturimeve me njerëz në hapësirë që Amerika të bëhet forca lëvizëse për industrinë e hapësirës, të fitojë njohuri të reja mbi kozmosin dhe të krijojë teknologji të papara,” tha në një deklaratë të hënën zëvendës sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley.

“Që nga fillimi i administratës së tij, Presidenti Trump ka ndërmarrë hapa për ta përqendruar NASA-n te misioni i saj kryesor i eksplorimit të hapësirës”, tha ai.

Zoti Trump e ka bërë të qartë se ai dëshiron që Shtetet e Bashkuara t’i rikthehen në përmasa të mëdha eksplorimit të hapësirës.

Zëvendëspresidenti Mike Pence, që është kreu i Këshillit Kombëtar të Hapësirës, tha në tetor se qëllimi i programit do të ishte rikthimi i rolit udhëheqës të Amerikës në eksplorimet me njerëz në hapësirë.

“Ne do t’i kthejmë astronautët amerikanë në Hënë, jo vetëm për të lënë atje gjurmët e këmbëve dhe flamuj, por për të ndërtuar bazat që na nevojiten për të dërguar amerikanët në Mars dhe më gjerë”, tha zëvendëspresidenti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 27 vjet PD/ Urimi i veçantë i Grida Dumës, për demokratët që s’kanë droje të thonë të vërtetat
Previous article SKANDALOZE/ Gjykata e Tiranës i falsifikon vendbanimin për ta mbajtur në burg

g.autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT