• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ “Partia Republikane fshiu postimin antishqiptar pas denoncimeve të shumta”
Home
Nderkombetare

SHBA/ “Partia Republikane fshiu postimin antishqiptar pas denoncimeve të shumta”

8 September, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Kryeredaktori  i gazetës “Illyria” e cila botohet në Nju Jork, Ruben Avxhiu shkruan se Partia Republikane e fshiu postimin antishqiptar pas protestave që ai ka bërë në Twitter.

Ruben Avxhiu ka denoncuar më parë faktin se “Komiteti Kombëtar i Partisë Republikane Amerikane, në Twitter, ka postuar një shkrim nga Tiana Loëe, që e paraqet Kosovën si “atdhe të serbëve që nga koha e Perandorisë Romake”, të cilën po ua vjedhin kolonistët otomanë që kanë depërtuar nga kufiri me Shqipërinë.”

Sot Avxhiu shkruan se Partia Republikane u tërhoq duke fshirë postimin. Gazetari argumenton se mbase përmendja e votave në shtete kyçe luajti rol.

“Pas protestave të mia dhe shumë të tjerëve në Tëitter, Partia Republikane e fshiu postimin antishqiptar.

Mbase përmendja e votave në shtete kyçe luajti rol. 😜

Nuk mund ta nënvizoj sa duhet këtë pune, regjistrohuni për te votuar dhe votoni. Politikanet vetëm kur ka zgjedhje kanë frikë nga në,” shkruan mes të tjerave Ruben Avxhiu.

Ja denoncimi i Ruben Avxhiut i bërë para pak kohe.

Një skandal që saboton së pari vetë Presidentin Trump

Partia Republikane promovon shkrimin nga mbesa e çetnikut që paraqet Kosovën si atdheu të cilin ia vodhëm serbëve – republikanët shqiptarë duhet të protestojnë

Komiteti Kombëtar i Partisë Republikane Amerikane, në Tëitter, ka postuar një shkrim nga Tiana Loëe, që e paraqet Kosovën si “atdhe të serbëve që nga koha e Perandorisë Romake”, të cilën po ua vjedhin kolonistët otomanë që kanë depërtuar nga kufiri me Shqipërinë.

Tiana Loëe që është mburrur më përpara me gjyshin e saj çetnik është një gazetare e re, pa rëndësi. Ka plot në SHBA që shkruajnë artikuj të çoroditur e plot teorira konspirative serbe që sulmojnë Kosovën.

Këto bëhen problem vetëm kur kullojnë në mediat dhe faktorët kryesorë të vendit.

Duke qenë se shkrimi paraqet Joe Biden si një maniak luftërash që e shtyu Presidentin Clinton të bombardojë Beogradin, kurse Presidentin Trump si paqebërës për shkak të takimit në Shtëpinë e Bardhë, disa republikanë të njohur e kanë promovuar këtë shkrim në rrjetet sociale.

Lexo edhe :  Facebook ndalon reklamat e reja politike para zgjedhjeve në SHBA

Tanis apo e bëri edhe Komiteti Kombëtar i Partisë Republikane Amerikane, në Tëitter.

Kjo është e papranueshme. Sidomos në një vit elektoral.

Shumë nga këta operatorë të llogarive të rrjeteve sociale janë të rinj dhe injorantë dhe nuk e dinë se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës kanë qenë të mbështetura nga të dy partitë. Kjo nuk e bën përqafimin e rishkrimit të historisë nga serbët më të tolerueshëm.

Nëse Partia Republikane mendon se duhet të përqafojë propagandën e Millosheviqit që të bëjë që të duket keq Joe Biden, atëhere ajo nuk i meriton votat tona.

Unë besoj se çdo republikan shqiptaro-amerikan duhet të luftojë brenda Partisë Republikane që të triumfojë e vërteta.

Sulmet nga demokratët shqiptarë vetëm sa do t’i bëjnë injorantët të mendojnë se kanë të drejtë.

E vërteta është se duke menduar se po ndihmojnë Presidentin Trump, këta militatë partiakë janë duke ia humbur votat në shtetet kyçe. Dhe jo vetëm vota shqiptarësh. Një apologji e regjimit të Milosheviqit është një fyerje për komunitetet boshnjake, sllovene, kroate etj në SHBA.

Votuesi amerikan nuk pyet për ngjarje në Ballkan as në 2020 e jo më në 1999. Këto krahasime të Joe Biden në 1999 me Trump në 2020 janë kotësira që vetëm sa rrezikojnë votat e diasporave nga Ballkani. Serbët që janë pak në numër në SHBA janë shpesh njerëz që janë arratisur vetë që t’i shpëtojnë Millosheviqit.

Për më tepër, Trump vetë e ka mbështetur bombardimin e Jugosllavisë madje e ka kritikuar Presidentin Clinton se po ia kufizonte opcionet ushtarakëve.

Për mendimin tim është një fyerje për vetë shqiptaro-amerikanët që po mbështesin fushatën e Presidentit Trump. Ata duhet të ngrenë zërin e tyre dhe të kundërshtojnë. Të kërkojnë minimum fshirjen e mesazheve në rrjetet sociale që promovojnë këtë shkrim.

Pavarësisht se në cilën anë të barrikadës politike ndodhesh, kjo është diçka që duhet luftuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LARGOHET NGA LDK/ Vjosa Osmani e konfirmon se do të krijojë një parti të re
Previous article TJETËR GODITJE E RËNDË PËR SKËNDERBEUN/ Klubi korçar humbet gjyqin me ish-futbollistin. Ja çfarë rrezikon...

F.autor

Postime të ngjashme

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit Botë

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë Botë

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT