• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA PARAJMËRON Izraelin: S’ka furnizime me armë nëse pushtohet Rafahu
Home
Nderkombetare

SHBA PARAJMËRON Izraelin: S’ka furnizime me armë nëse pushtohet Rafahu

9 May, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan, Joe Biden ka paralajmëruar Izraelin se do të ndalojë furnizimin me disa armë nëse nis një operacion të madh tokësor në qytetin Rafah të Gazës.

“E kam bërë të qartë se nëse ata shkojnë në Rafah, unë nuk furnizoj me armë”, tha Biden gjatë një interviste për CNN duke shtuar se do të “vazhdojë të sigurohet që Izraeli të jetë i sigurt”. “Ne nuk do të furnizojmë me armë dhe predha artilerie,”  shtoi Biden në intervistë.

Ai tha se SHBA nuk e përkufizoi situatën aktuale në Rafah si një operacion tokësor.

“Ata nuk kanë shkuar në qendrat e popullsisë. Ajo që ata bënë është pikërisht në kufi. Por ia kam bërë të qartë [kryeministrit izraelit Netanyahu] dhe kabinetit të luftës, se ata nuk do të marrin mbështetjen tonë, nëse në fakt ata shkojnë në këto qendra të popullsisë.“, shtoi ai.

Biden pranoi se armët amerikane ishin përdorur nga Izraeli për të vrarë civilë në Gaza.

I pyetur nëse Izraeli kishte kaluar një “vijë të kuqe”, presidenti amerikan u përgjigj “jo ende”.

Komentet përbëjnë paralajmërimin më të fortë të presidentit amerikan për një pushtim të mundshëm tokësor të Rafahut dhe shënojnë herën e parë që ai ka thënë se SHBA mund të ndalojë dërgesat e armëve amerikane në Izrael.

Shtetet e Bashkuara tashmë kanë pezulluar një dërgesë me mijëra bomba në Izrael dhe kanë thënë se janë duke rishikuar dërgesat e ardhshme.

Pjesa e mbingarkuar e Gazës jugore, me më shumë se 1 milionë banorë që janë zhvendosur nga lufta, është bastioni i fundit i madh i Hamasit në territor. Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se një operacion në qytet mund të çojë në viktima të shumta civile./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASI PËR VDEKJE 76-VJEÇARIN/ Arrestohet i riu në Elbasan
Previous article TENSIONE DHE PËRPLASJE ME POLICINË/ Protestë pro Gazës, 32 të arrestuar në universitetet në Amsterdam

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT