Në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndodhur një ngjarje e rëndë, midis dy oficerëve të policisë së zonës dhe një burri 42 vjeçar, baba i pesë fëmijëve.
Nga raportimet e kryera, dhe nga videot e marra nga kamera e trupit që ka patur një prej oficerëve shihet qartë se burri ka kapur oficerin tjetër prej këmbësh duke e tërhequr zvarrë, në drejtimit të oficerit tjetër. Ndërkohë oficeri me kamera në trup e ka qëlluar për vdekje burrin në fjalë.

Viktima 42 vjeçari Pedro Pierre
Kjo ka ndodhur nga pasiguria se mos burri ka patur mjete të rënda me vete. Pedro Pierre quhet i qëlluari nga oficeri i Policisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë.
Përsa i përket shkaqeve akoma nuk ka një deklaratë të plotë nga Departamenti i Policisë së Floridës.
Ndërsa për videon e ngjarjes mund të klikoni në këtë link këtu./ Përgatiti: AlpeNews.al


