• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA NEGOCIATA ME MOSKËN/ Lirohet mësuesi amerikan Marc Fogel, ishte dënuar 14 vjet për kontrabandë droge
Home
Nderkombetare

SHBA NEGOCIATA ME MOSKËN/ Lirohet mësuesi amerikan Marc Fogel, ishte dënuar 14 vjet për kontrabandë droge

11 February, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Lirohet pas 4 vitesh burgim në Rusi, Marc Fogel, shtetas amerikan me profesion mësues, i cili mbahej nën arrest prej gushtit të vitit 2021.

‘Negociatat e zhvilluara midis SHBA dhe Rusisë realizuan shkëmbimin që shihet si shfaqje e mirëbesimit nga ana e rusëve dhe një shenjë se po lëvizim në drejtimin e duhur për t’i dhënë fund luftës brutale dhe të tmerrshme në Ukrainë’, tha këshilltari për Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz.Uashigtoni dërgoi në Rusi të dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff, në një vizitë të paparalajmëruar.

Zhvillimi vjen ndërsa Presidenti Trump po kërkon të hedhë bazat për negociata paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund sulmit tre-vjeçar të Moskës ndaj Ukrainës.

“Deri sot në mbrëmje, Marc Fogel do të jetë në tokën amerikane dhe do të ribashkohet me familjen dhe të afërmit e tij, falë rolit udhëheqës së Presidentit Trump”, shtoi ai më tej.

Presidenti Trump ka thënë se ka biseduar me Presidentin rus Vladimir Putin, por pa dhënë detaje të tjera përveç asaj se ka këmbëngulur për t’i dhënë fund luftës trevjeçare në Ukrainë.

Zoti Fogel u dënua me 14 vjet burg për kontrabandë droge. Ndalimi i tij u në aeroportin ‘Sheremetyevo’ të Moskës, në gusht të vitit 2021 pasi në bagazhet e tij u gjetën 17 gramë marihuanë, të cilën ai tha se e përdorte për arsye shëndetësore.

“Jemi shumë mirënjohës e të lehtësuar që pas më shumë se tre vitesh burgim, babai, bashkëshorti dhe djali ynë, Marc Fogel, po kthehet më në fund në shtëpi”, thuhej në një deklaratë të familjes Fogel.

Mark Fogel u la jashtë një shkëmbimi historik të të burgosurve gushtin e kaluar që përfshinte 24 të burgosur – 16 që Rusia i dërgoi në Perëndim, mes tyre edhe gazetarin e ‘Ëall Street Journal’, Evan Gershkovich, dhe 8 që Perëndimi ia ktheu Rusisë.

“Kjo ka qenë periudha më e errët dhe më e dhimbshme e jetës sonë, por sot, ne po fillojmë të shërohemi”, thuhej më tej në deklaratën e familjës Fogel.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë nuk thuhej nëse Shtetet e Bashkuara ofruan ndonjë gjë në këmbim për të siguruar lirimin e zotit Fogel.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Sot seancë për vlerësimin e masës së sigurisë, Ajola Xoxe mbërrin në GJKKO
Previous article KINË/ Misioni robotik për të eksploruar polin jugor hënor në 2026

s.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT