Ish-polici i Mineapolis i cili u pa nga miliona njerëz mbarë botën në një video që shpejt u bë virale, duke i vënë shkelmin në fyt afro-amerikanit Xhorxh Flojd, përpara se të vdiste pak minuta më pas, është liruar nga burgu pasi pagoi garancinë 1 milionë dollarë.
Derek Chauvin, i cili është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë dhe të tretë, është liruar nga burgu i Oak Park Heights, ku ka qenë i burgosur që nga 31 maji, tha për Fox një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë në Minesota.
Zyra e Sherifit të Qarkut Hennepin postoi një njoftim që tregonte se Chauvin kishte paguar një garanci prej 1 milion dollarësh dhe kërkohej nga ligji që të paraqitej në gjykatë në 8 Mars, 2021, në orën 9 të mëngjesit. Një dokument gjyqësor i nënshkruar nga Bono A-Affordable Bonds of Brainerd, Minn, gjithashtu tregoi që Chauvin pagoi bonon jo-cash të mërkurën.
Tre oficerët e tjerë në vendin e ngjarjes, Thomas Lane, J. Kueng dhe Tou Thao, janë akuzuar për ndihmë të agresorit. Aktualisht, të katër burrat janë planifikuar të përballen me gjyqin së bashku në mars, por gjykatësi po vlerëson një kërkesë për t’i gjykuar ata veç e veç.


