• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA, LIGJËVËNËSIT KRITIKOJNË/ “Ajo që ndodhi ishte mizori dhe ne nuk mund të pajtohemi”
Home
Nderkombetare

SHBA, LIGJËVËNËSIT KRITIKOJNË/ “Ajo që ndodhi ishte mizori dhe ne nuk mund të pajtohemi”

22 October, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Në Shtetet e Bashkuara, ligjvënësit e të dy krahëve të politikës, vazhdojnë të dyshojnë tek shpjegimi që dha Arabia Saudite për vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi, i cili u zhduk rreth tre javë më parë në konsullatën e këtij vendi në Turqi.

Shpjegimi i autoriteteve saudite, që besohej se do të shuante një stuhi kritikash diplomatike, i ka hedhur benzinë zjarrit.

“Nuk e shoh aspak të besueshme shpjegimin e sauditëve”, thotë ligjvënësi demokrat Adam Schiff.

“Ajo që ndodhi ishte mizori dhe ne nuk mund mund të pajtohemi me historinë me të cilën ata duan ta mbulojnë këtë çështje”, thotë ligjvënësi republikan Peter King.

Fillimisht Arabia Saudite mohoi të kishte dijeni apo të ishte përfshirë në vdekjen e Jamal Khashoggit, kritikut kryesor të princit të kurorës Mohammad bin Salman. Më pas, në fund të javës së kaluar pranoi se gazetari i Uashington Postit, vdiq në konsullatën saudite në Stamboll.

“Hetimet paraprake të prokurorisë publike për zhdukjen e shtetasit saudit Jamal Ahmed Khashoggit, zbuluan se debatet që ai pati me personat që takoi në konsullatën saudite në Stamboll, çuan në një përplasje fizike që shkaktoi vdekjen e tij”, njoftoi televizioni shtetëror i Arabisë Saudite.

Shpjegimi shkaktoi një valë të fortë reagimesh kritike ndaj Arabisë Saudite. Në një deklaratë, gazeta Uashington Post e quajti shpjegimin saudit mbulim të ngjarjes dhe shtoi se “sauditët nuk mund të lejohen të shpikin një zgjidhje me qëllimin për të shpëtuar fytyrën, përballë një mizorie”. Qëndrim me të cilin bien dakord grupet që mbrojnë të drejtat e njeriut.

“Qeveria e Arabisë Saudite nuk mund të mbulojë me shoshë detajet dhe të vërtetën përreth vdekjes së Jamal Kashogit. Kjo është arsyeja pse kemi nevojë për një hetim të pavarur”, thotë Samah Hadid e organizatës Amnesty International.

Se çfarë duhet të ndodhë pas kësaj është çështje e një debati të fortë në SHBA.

“Mendoj se kjo duhet të jetë një ngjarje që duhet të ndryshojë marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite. Ne duhet të pezullojmë shitjet ushtarake, të pezullojmë një ndihmë të caktuar për çështje që lidhen me sigurinë. Ne duhet të vendosim sanksione ndaj të gjithë atyre që janë përfshirë drejtpërdrejt në këtë vrasje”, thotë ligjvënësi demokrat Adam Schiff.

Por sipas presidentit Donald Trump, nëse do të ndërpritej shitja e armëve, kjo do të ndikonte vendet e punës së amerikanëve.

“Sauditët mund të blejnë pajisjet e tyre nga të tjerë, pra kjo gjë do të na dëmtonte ne më shumë se sa ne do t’i dëmtonim ata”.

“Ne kemi një marrëdhënie me Arabinë Saudite që duhet të përpiqemi ta mbajmë … Sauditët ofrojnë informacioneve shumë të efektshme zbulimi. Ata janë një mburojë kundër Iranit. Ata punojnë ngushtë me Izraelin. Ne na duhet t’i balancojmë të gjitha këto. Bota nuk është aq e thjeshtë”, thotë ligjvënësi republikan Peter King.

Shtetet e Bashkuara shesin armë deri në momentin që me një vendim të Kongresit ky proces bllokohet, çka që do të ishte një rast i pashembullt në historinë e gjatë të marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HARADINAJ DEKLARON/ "Ndryshimi i mandatit të Forcës së Sigurisë nuk do ta rrezikojë procesin e bisedimeve me Serbinë "
Previous article LABORATORI I HEROINËS NË HAS/ Berisha: U arrestuan fshatarët, jo bosët e drogës

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT