Kryeministri Edi Rama është takuar sot në Uashington me Sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo.
Më herët, gjatë vizitës në Uashington, Rama është takuar edhe me kreun e USAID, Mark Green.
Rama tha se me Green diskutoi për Konferencën e Donatorëve të 17 shkurtit për Rindërtimin pas tërmetit, programin e Akademisë së Transparencës dhe nismat e qeverisë kundër krimit dhe korrupsionit.
Takimi mes Ramës dhe Pompeo është mbajtur në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Washington D.C- Në Departamentin Amerikan të Shtetit me Sekretarin, Mike Pompeo 🇦🇱🤝🇺🇸
Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 5. Februar 2020


