• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Kapitoli, sprova e radhës. Paketa e ndihmave dhe gjyqi ndaj Trump
Home
Nderkombetare

SHBA/ Kapitoli, sprova e radhës. Paketa e ndihmave dhe gjyqi ndaj Trump

8 February, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Këtë javë, Uashingtoni do të përballet me dy çështje të rëndësishme – paketën e ndihmës ekonomike prej 1.9 trilion dollarësh që ka propozuar Presidenti Joe Biden dhe gjyqin e Senatit ndaj paraardhësit të tij, Donald Trump mbi akuzat për nxitje të rebelimit.

Kapitoli i Shteteve të Bashkuara, skena e zhvillimeve dramatike në javët e fundit, do të jetë përsëri në qendër të vëmendjes ndërsa ligjvënësit debatojnë për paketën e stimujve ekonomikë mes pandemisë së koronavirusit dhe paraqesin argumentet në gjyqin ndaj ish-Presidentit Trump.

Komisionet e Kongresit do të fillojnë punën për hartimin e legjislacionit mbi planin e stimujve ekonomikë të Presidentit Joe Biden, që do të siguronte ndihmë për familjet, punonjësit, bizneset dhe autoritetet lokale. Por shumë republikanë argumentojnë se plani është shumë i kushtueshëm dhe jo i detajuar që të përfshijë vetëm problemet e shkaktuara nga pandemia.

Demokratët thonë se paketa duhet të kalojë shpejt, duke pasur parasysh krizën ekonomike të vendit. nderkohe, gjyqi për ish-Presidentin Trump do të zhvillohet në Senat mbi një akuzë të ngritur nga Dhoma e Përfaqësuesve: se fjalët dhe veprimet e tij nxitën rebelimin në Kapitol më 6 Janar, një pretendim që zoti Trump e ka mohuar. Me Senatin e ndarë në mënyrë të barabartë midis 50 republikanëve dhe 50 demokratëve, 17 republikanë do të duhej të votonin me demokratët për ta shpallur fajtor ish-presidentin, diçka që duket e vështirë për t’u realizuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATI/ “Pas këtij rasti bluzat e bardha të ulin kokën”! Shpërthen Skënder Brataj ndaj mjekes së PD: Unë s’e barazoj veten me Tiren
Previous article “TIRJA”/ Flet drejtori i “Shefqet Ndroqit”: Tronditëse! E ndjera nuk ka folur me...

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë Botë

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë Botë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën Botë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT