• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Kandidatët për president me qasje të ndryshme ndaj ekonomisë
Home
Botë

SHBA/ Kandidatët për president me qasje të ndryshme ndaj ekonomisë

21 April, 2024 s.autor Botë

Ekonomia amerikane është një faktor kryesor në zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, pasi presidenti luan një rol kyç në hartimin dhe përcaktimin e politikave tregtare dhe ekonomike të vendit. Në materialin në vazhdim, korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Presuti flet mbi gjendjen e ekonomisë amerikane dhe dallimet mes dy kandidatëve mbi mënyrën se si do ta trajtonin atë.

Presidenti Joe Biden u rrit në Scranton të Pensilvanisë, në një lagje të banuar kryesisht nga klasa punëtore. Duke folur mbi prejardhjen e tij, zoti Biden e quajti kundërshtarin Trump si kandidat që ka humbur lidhjet me realitetin.

“Ai e shikon ekonominë nga Mar-a-Lago, ku me miqtë e tij të pasur mbështesin politikat e dështuara që kanë dëmtuar familjet e klasës punëtore për më shumë se 40 vjet. Vlerat e Scranton-it apo Mar-a-Lagos? Këto janë vizionet konkurruese për ekonominë tonë duke ngritur pikëpyetje mbi paanshmërinë themelore në qendër të kësaj fushate”, thotë Presidenti Biden.

Gjatë fillimit të mandatit të zotit Trump, ekonomia ishte e fortë dhe papunësia në 3.5%. Dee Boisvert në New Hampshire është mbështetës i republikanit Trump. “Të gjithë ishin të lumtur dhe po bënin para. Gjithçka ishte mirë”.

Por më pas u përhap pandemia e koronavirusit. Viti i fundit i mandatit të Presidentit Trump u shoqërua me një papunësi prej 14.7%. Muajin e kaluar, papunësia ishte në shkallën 3.8%. Zëri i Amerikës bisedoi në Arizona me zotin Howard Webster, mbështetës i Presidentit Biden. “Ajo që Joe Biden ka bërë është se kemi ekonominë më të mirë ndonjëherë dhe papunësinë më të ulët”.

Presidenti Biden thotë se strategjia e tij ekonomike po ndihmon amerikanët e zakonshëm. “Shoh një Amerikë ku klasa e mesme gëzon një mbështetje të mirë ekonomike dhe klasa e varfër ka një shans që të dalë nga ajo gjendje”, thotë zoti Biden.

Por shumë pajtohen se inflacioni mbetet ende i lartë në rreth 3.5%, madje edhe pse ka rënë nga shifra rekord e vitit 2022. Votuesit e fajësojnë Presidentin Biden.

Trump e drejton gishtin tek kundërshtari Biden. “Duhet t’i shpjegojmë popullit amerikan se çfarë po ndodh, sepse ata po shohin se çfarë ndodh në kufi, po përballen me inflacionin dhe ekonominë, e cila është në gjendje të tmerrshme”, tha zoti Trump.

Gjatë mandatit në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump favorizoi politikat e prodhimit të produkteve brenda vendit. Gjatë një tubimi fushate ai foli për automjetet e prodhuara në Meksikë.

“Do të vendosim një tarifë 100% për çdo makinë që vjen nga ana tjetër e kufirit dhe ju nuk do të jeni në gjendje t’i shisni ato”.

Sondazhi i kësaj jave nga agjencia e lajmeve Reuters tregon se amerikanët besojnë se republikani Trump do ta trajtonte ekonominë më mirë se Presidenti Biden./Voa/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TIK TOK: Ndalesa e mundshme e rrjetit tonë social do u cenonte fjalën e lirë 170 milionë amerikanëve
Previous article VIDEOLAJM/ Parakalime të gabuara, ndëshkohen 3 drejtues mjetesh në Elbasan

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT