• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Kandidatët demokratë për president, debat pa audiencë
Home
Nderkombetare

SHBA/ Kandidatët demokratë për president, debat pa audiencë

15 March, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Dy kandidatët e fundit demokratë për president të Shteteve të Bashkuara – ish-Nënpresidenti Joe Biden dhe senatori i Vermontit, Bernie Sanders – debatojnë natën e së dielës në një botë të kthyer përmbys nga pandemia e koronavirusit, të ulur në një studio televizive në Uashington pa asnjë person të pranishëm në audiencë.

Dy politikanët veteranë do të shkëmbejnë mendimet e tyre – dhe ka të ngjarë edhe kritikat – për mbi dy orë.

Të dy shpresojnë të fitojnë nominimin presidencial demokrat për t’u përballur me Presidentin republikan Donald Trump në zgjedhjet kombëtare të nëntorit, kur ai do të përpiqet të marrë një mandat të dytë katër-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë.

Sidoqoftë, zoti Biden ruan një avantazh të qartë për momentin në garën për emërimin presidencial të partisë, përpara këtij debati, ndoshta të fundit, përpara konventës për emërimin demokrat në korrik.

Debati ishte planifikuar fillimisht të zhvillohej përpara një audience, siç ka ndodhur në takimet e mëparshme, por u transferua në një studio televizive të kanalit CNN, për të minimizuar mundësinë e kontaktit me këdo që mund të ketë marrë koronavirusin vdekjeprurës.

Pas një fillimi të vështirë në tre konkurimet e para për nominimin presidencial në muajin shkurt, zoti Biden ka fituar tashmë 16 nga 21 zgjedhjet e fundit të zhvilluara në shtetet amerikane. Gjithashtu, ai është kandidati favorit për katër zgjedhjet e ardhshme që zhvillohen të martën, në pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, në Florida në jug, në Ohio dhe Illinois në zemër të vendit, si dhe në Arizona në perëndim.

Zotit Biden i duhet një shumicë prej të paktën 1.991 delegatë në kongres dhe për momentin drejton zoti Sanders, i cili ka fituar 809 delegatë, përkundër 666 të zotit Biden. Projeksionet në faqen në internet për parashikimet politike fivethirtyeight.com tregojnë se zoti Biden ka të ngjarë të shtojë edhe 200 delegatë të tjerë më shumë në votimet e së martës.

Debatet e mëparshme kanë pasur të paktën gjashtë kandidatë në skenë, shpesh duke çuar në një bisedë të hapur për të gjithë, me kandidatët që ndërprisnin njëri-tjetrit dhe duke i lënë shikuesit televizivë pa mundësinë për të kuptuar mesazhet e ndonjërit prej tyre. Kjo mund të reduktohet me vetëm dy kandidatë që kanë më shumë vëmendje dhe kohë televizive për të folur.

Të gjithë kandidatët e tjerë demokratë që kanë braktisur garën presidenciale, kanë dhënë mbështetje për zotin Biden, me përjashtim të senatores Elizabeth Warren, e cila ende nuk ka shprehur mbështetjen për zotin Biden apo zotin Sanders.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JEP LAJMIN E MIRË/ Mjeku Tritan Kalo: Ofrojmë mundësitë më të fundit terapeutike për pacientët me Covid-19
Previous article SHKARKIMI I MJEKUT QË DOLI KRAH BASHËS/ Reagon ashpër Brataj: Kanë kohë t’i bëjnë VIDEO pacientit dhe jo ta ndihmojnë

k.autor

Postime të ngjashme

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën! Botë

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën!

"SHBA VRAU BABIN TONË"/ Mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje Botë

"SHBA VRAU BABIN TONË"/ Mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s? Botë

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT