• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ I jepet lamtumira ish-zonjës së parë Barbara Bush, 1.500 njerëz marrin pjesë në funeral
Home
Nderkombetare

SHBA/ I jepet lamtumira ish-zonjës së parë Barbara Bush, 1.500 njerëz marrin pjesë në funeral

21 April, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Të afërm dhe miq janë mbledhur këtë të shtunë në ceremoninë funerale për të festuar jetën e Barbara Bush, figurën matriarkale të një dinastie të politikës republikane.

Varrimi i ish-zonjës së parë ka filluar, me rreth 1.500 persona të pranishëm.

Presidentët e mëparshëm, pronarë picerish dhe historianë janë ndër të ftuarit në shërbimin privat qe po mbahet në Kishën Episkopale të St Martinit në Hjuston të Teksasit.

Ish-zonja e parë amerikane u nda nga jeta të martën në moshën 92-vjeçare, për shkak të shëndetit të rënduar.

Djali i saj, ish-guvernatori i Floridës Jeb Bush, është përzgjedhur të mbajë elegjinë në kishën ku prindërit e tij kanë qenë anëtarë që nga vitet 1950.

Sikundër dhe kishte konfirmuar, Presidenti Donald Trump nuk është pjesë e ceremonisë funerale për t’i dhënë familjes privatësinë e nevojshme.

Shtëpia e Bardhë tha se zoti Trump do të mungonte në ngjarje “për të shmangur ndërprerjet për shkak të sigurisë së shtuar dhe për respektimin e familjes Bush”.

Zonja e Parë Melania Trump, që përfaqësonte familjen presidenciale, u ul pranë ish-presidentit Barak Obama.

Të pranishëm të tjerë të profilit të lartë që ndodheshin në funeral ishin ish-presidentin Bill Clinton, ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton dhe ish zonjën e parë Michelle Obama.

Presidenti amerikan ka pasur një marrëdhënie të vështirë me Bush, sidomos kur Jeb Bush u nominua per President të republikanëve në 2016.

Sipas BBC, Zonja Bush njoftohet e përshkroi z. Trump në atë kohë si një “showman” dhe pyeste se si gratë mund të votonin për të.

Zyrtarë të nivelit të lartë nga administrata e Bushit dhe e të moshuarve janë gjithashtu të pranishëm, përfshirë nënkryetarët Dan Quayle dhe Dick Cheney.

Megjithatë, ish-Presidenti Jimmy Carter është jashtë shtetit dhe nuk mund të marrë pjesë, ndërsa gruaja e tij Rosalynn po rikuperohet pas nënshtrimit të një operacioni.

Ish-presidenti dhe bashkëshorti i saj Xhorxh Bush filloi të qante kur djali i tyre Jeb Bush mbajti një fjalim të shkurtër dhe më pas filloi të lexoj letrat e tyre të dashurisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Heronjtë e Botërorëve, historia unike e legjendës braziliane
Previous article Salah nuk ndalet kalon edhe Messin në garë për Këpucën e Artë

k.autor

Postime të ngjashme

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT