Në SHBA është regjistruar rasti i parë i transmetimit të koronavirusit në Ilinois. Një 60- vjeçare kishte udhëtuar në Ëuhan të Kinës dhe u diagnostifikua me koronavirus javën e kaluar.
Por duket se ajo këtë virus ja ka ngjitur edhe burrit të saj i cili nuk kishte udhëtuar në Kinë, por e ka marrë në banesë nga 60- vjeçarja. Ky është rasti i gjashtë me koronavirus në SHBA, i dyti në Ilinois.
Ndërkohë Rusia ka marrë masa drastike duke mbyllur në lindje kufirin me Kinën. Numri i të prekurve me koronavirus ka arritur në mbi 7 mijë, ndërsa 170 kanë vdekur në rang ndërkombëtar.
Rusia ndërkohë nuk ka asnjë të prekur deri tani me koronavirus por ka të dyshuar.


