• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Gjykata kufizon përkohësisht qasjen e departamentit të Elon Musk në sistemin e pagesave të Thesarit
Home
Nderkombetare

SHBA/ Gjykata kufizon përkohësisht qasjen e departamentit të Elon Musk në sistemin e pagesave të Thesarit

7 February, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Një gjykatës federal ka vendosur të kufizojë përkohësisht qasjen e Departamentit të Efiçencës (Doge), i drejtuar nga Elon Musk, në sistemin e pagesave të Thesarit të SHBA-së.

Sipas raportimeve, ekipi i miliarderit ishte përpjekur të hynte në këtë sistem për të bllokuar pagesat e USAID-it, Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, si dhe pagesat e Medicaid-it, programit federal që mbulon sigurimin shëndetësor për të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe shtresat në nevojë.

Vendimi u mor nga gjykatësja Colleen Kollar-Kotelly, e cila lëshoi një urdhër kufizues pasi Musk deklaroi se ekipi i tij po “mbyllte me shpejtësi” disa operacione të Thesarit. Kjo erdhi pasi ata kishin siguruar qasje në sistemin që menaxhon rreth 6 trilionë dollarë në vit, përfshirë pagesat për Sigurimet Shoqërore dhe Medicare.

Ankesa në gjykatë u bë nga punonjësit federalë, të cilët akuzuan Departamentin e Thesarit për ndarjen e të dhënave të tyre personale me Doge. Ky është pengesë e parë ligjore për Elon Musk në fushatën e tij për të reduktuar shpenzimet publike.

Pavarësisht garancive nga qeveria amerikane se vetëm dy përfaqësues të Doge-s – Tom Krause, CEO i Cloud Software Group, dhe programuesi 25-vjeçar Marko Elez – kishin qasje në sistem, gjykatësja vendosi të ndalojë përkohësisht ndarjen e çdo informacioni jashtë Departamentit të Thesarit deri në shqyrtimin e një urdhri të mundshëm të përhershëm.

Sulmi ndaj Medicare dhe Medicaid vjen pasi ekipi i Musk ka marrë kontrollin e disa sektorëve të qeverisë federale, përfshirë Departamentin e Thesarit dhe USAID-in, duke hartuar plane për të bllokuar shpenzimet që i konsiderojnë të tepruara. Me 6.710 punonjës, Centers for Medicare & Medicaid Services është një agjenci me ndikim të madh politik dhe ekonomik, duke menaxhuar rreth 1.5 trilionë dollarë në vit, ose 22% të buxhetit federal të 2024-ës.

Burime të Wall Street Journal sqarojnë se ekipi i Musk ende nuk ka pasur qasje në databazat që përmbajnë të dhëna personale shëndetësore të përfituesve të Medicare ose Medicaid. Ata kanë vetëm qasje të kufizuar në mënyrë “leximi”, që do të thotë se nuk mund të bëjnë asnjë ndryshim në sistem.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK MJAFTON KOHA"/ Celibashi letër partive: Ndryshoni Kodin për afatet e ankimimit të emigrantëve në Gjykatë!
Previous article DOSSIER/ Zbulohet dëshmia e rrallë në hetuesi, e ish-ambasadorit shqiptar në Jugosllavi: Para se të vriste veten, Mehmet Shehu më dërgoi me korrier një letër, ku më thoshte se…

s.autor

Postime të ngjashme

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin Botë

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT