• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Gjykata e Lartë sinjale ‘pro’ për urdhrin e Trump që ndalon udhëtimet për shtetasit e 7 vendeve
Home
Nderkombetare

SHBA/ Gjykata e Lartë sinjale ‘pro’ për urdhrin e Trump që ndalon udhëtimet për shtetasit e 7 vendeve

25 April, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara duket e prirur të mbështesë vendimin e Presidentit Donald Trump për ndalimin e udhëtimit drejt Amerikës për udhëtarët nga vendet me shumicë myslimane si Irani, Libia, Koreja e Veriut, Siria, Venezuela, Somalia dhe Jemeni.

 

 

Të mërkurën gjatë një seance dëgjimore, kryetari i gjykatës John Roberts dhe anëtari i gjykatës Anthony Kennedy sinjalizuan mbështetjen e tyre për këtë politikë të ndjekur nga zoti Trump. Një votë e secilit prej tyre, do të ishte e mjaftueshme për të zhvendosur vendimin e gjykatës, në favor të palës paditëse.

Që nga marrja e detyrës, zoti Trump ka lëshuar tre variante të urdhrit që ndalon udhëtimin. Dy variantet e mëparshme ishin të përkohëshme. Urdhri aktual për ndalimin e udhëtimeve drejt SHBA-së, nuk ka një datë skadimi.

I ashtuquajturi ndalim i udhëtimit kaloi disa sfida gjyqësore në pjesën më të madhe të vitit të kaluar. Ligjshmëria e tij u vu në pikëpyetje nga avokatët e emigracionit, sipas të cilëve urdhëri përbën një ndalim ndaj myslimanëve. Urdhëri po përballet me sfidën përfundimtare në Gjykatën e lartë.

Paditësit, në këtë rast Shteti i Havait, Shoqata Myslimane e Havait dhe tre individë, pritet të argumentojnë se ndalimi diskriminon komunitetin mysliman dhe e tejkalon autoritetin presidencial mbi çështjen e imigracionit.

Në këmbim, avokatët e shtetit do të argumentojnë se presidenti ka autoritet mbi imigracionin. Përpara seancës dëgjimore, Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions publikoi një deklaratë ku thuhej se “Presidenti Trump vendosi që urdhëri mbi ndalimin e udhëtimeve është thelbësor për mbrojtjen e popullit amerikan. Ne shpresojmë ta mbrojmë ligjshmërinë e urdhrit sot në Gjykatën e Lartë”.

Në mbështetje të palës paditëse, jemeno-amerikanët mund të mbyllin bizneset, në shenjë proteste ndaj urdhërit të presidentit, që i ndalon shtetasit e Jemenit të udhëtojnë drejt Amerikës.

Ndërkohë nga lista është hequr një nga vendet, Çadi, i cili u përfshi shtatorin e kaluar në listën e vendeve, udhëtarët të të cilëve u ndalohej udhëtimi drejt Amerikës. Zoti Trump tha në një deklaratë, se vendi afrikan kishte përmirësuar masat e sigurisë, duke i bërë pasaportat “më të sigurta”, si dhe duke përmirësuar ndarjen e informacionit me SHBA-në lidhur me terroristët e njohur, apo të dyshuar.

Megjithatë, shtatë vendet e tjera “nuk kanë bërë përmirësime të dukshme, apo të mjaftueshme në praktikat e tyre të menaxhimit të identitetit dhe shkëmbimit të informacionit”, ndaj dhe mbeten në listë, thuhej në deklaratë. Nga fundi i muajit qershor pritet një vendim lidhur me këtë çështje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Reali barazon gjithçka në "Allianz Arena" (VIDEO)
Previous article E FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, plagosen dy persona

k.autor

Postime të ngjashme

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes Botë

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë Botë

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë

ZJARRET MASIVE PËRFSHIJNË KANADANË/ Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat Botë

ZJARRET MASIVE PËRFSHIJNË KANADANË/ Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT