• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Gjykata e Lartë kundër Trump: Disa fonde të USAID duhet të rikthehen, të paguhet kush ka bërë punën
Home
Nderkombetare

SHBA/ Gjykata e Lartë kundër Trump: Disa fonde të USAID duhet të rikthehen, të paguhet kush ka bërë punën

5 March, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Gjykata e Lartë rrëzon Donald Trump mbi USAID dhe vendos që duhet të rifillojnë pagesat prej dy miliardë dollarësh të detyruara ndaj kontraktorëve që tashmë kanë përfunduar punën e tyre.

Gjyqtarët, me pesë vota pro dhe katër kundër, hodhën poshtë kërkesën e presidentit amerikan për të rrëzuar urdhrin e gjykatës së shkallës së parë.

Vendimi i Gjykatës është i rëndësishëm për disa arsye. Së pari, sepse vjen nga organi më i lartë gjyqësor në SHBA. Së dyti, sepse kolegji përbëhet në shumicë nga gjyqtarë të emëruar nga vetë Trump. Mbetet për t’u parë nëse ky vendim krijon një precedent që, në mënyrë “zinxhirore”, do të ndikojë vendimet e gjykatave të tjera ku janë paraqitur ankesa kundër shkurtimeve drastike të imponuara nga Shtëpia e Bardhë.

Kundër vendimit të Gjykatës janë shprehur gjyqtarët Samuel Alito, Clarence Thomas, Neil Gorsuch dhe Brett Kavanaugh.

Çështja nisi nga padia e dy kontraktorëve të rëndësishëm të USAID, AIDS Vaccine Advocacy Coalition dhe Global Health Council: të dy iu drejtuan një gjykate për të kundërshtuar shkurtimin e fondeve nga administrata. Këtu, një gjykatës i parë federal, Amir Ali, i emëruar nga Biden, lëshoi një urdhër të përkohshëm për të rikthyer pagesat prej dy miliardë dollarësh në pritje të shqyrtimit të çështjes në themel. Administrata Trump e kishte cilësuar urdhrin e Ali-t si “jashtëzakonisht ndërhyrës dhe thellësisht i gabuar”.

Veprimtaria e USAID ka qenë një nga objektivat e sulmeve të administratës Trump (dhe “krahu i tij i armatosur”, Doge i drejtuar nga Elon Musk) që nga ditët e para të qeverisjes. Agjencia ishte cilësuar si një strofkë e “radikalëve të çmendur”. Janë shkurtuar ose pezulluar programe ndihmash humanitare me vlerë miliarda dollarë, të cilat përbënin “fuqinë e butë” të SHBA-së në ato rajone. Disa nga urdhrat e parë ekzekutivë të Trump-it kishin të bënin pikërisht me USAID: tabela me logon e agjencisë në selinë e saj në Uashington ishte hequr me urdhër të presidentit.

Shkurtimi i buxhetit të përgjithshëm që Shtëpia e Bardhë synon t’i imponojë USAID është madje 92%. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka deklaruar se “në përfundim të një procesi të udhëhequr nga drejtuesit e USAID… duke përfshirë edhe tranşet e shqyrtuara personalisht nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, janë identifikuar gati 5.800 fonde me një vlerë prej 54 miliardë dollarësh për t’u eliminuar si pjesë e agjendës US First”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUSHKËRINJTË NDIKOJNË NË PRODHIMIN E GJAKUT/ Zbulimi ri: I rëndësishëm për transplantet
Previous article DETAJE NGA KRIMI NË TIRANË/ Dyshimet se 24-vjeçarja u vra për nder nga babai! Policia po heton pistën që e reja të jetë përdhunuar para se të…

s.autor

Postime të ngjashme

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin Botë

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT