• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Gjykata e Apelit hedh poshtë kërkesën e Trumpit për rezultatin e zgjedhjeve në Pensilvani
Home
Nderkombetare

SHBA/ Gjykata e Apelit hedh poshtë kërkesën e Trumpit për rezultatin e zgjedhjeve në Pensilvani

28 November, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Një Gjykatë federale e Apelit ka refuzuar kërkesën e fushatës së presidentit Donald Trump, që kërkonte që presidenti i zgjedhur, Joe Biden të mos shpallej fitues në shtetin e Pensilvanisë. Ky vendim i kësaj gjykate është goditja e radhës që i bëhet përpjekjeve të Trumpit, për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Fushata e Trumpit kishte bërë këtë kërkesë në gjykatë më herët gjatë këtij muaji, duke thënë se zyrtarët zgjedhorë në Pensilvani kishin trajtuar votimet me postë në mënyrë jo të duhur, andaj u kërkua nga gjykata që të ndërpriste certifikimin e rezultateve.

Por, më 27 nëntor, gjyqtari Spehanos Bibas tha se “këto pretendime kërkojnë edhe dëshmi. Ne nuk i kemi parë ato”.

Bibas, i cili ishte nominuar nga Trumpi për gjyqtar, në vendim shtoi se “zgjedhjet e lira dhe fer janë gjaku i demokracisë sonë. Akuzat për padrejtësi në zgjedhje janë serioze. Por, t’i quash zgjedhjet e padrejta, nuk i bën ato të tilla”.

Lidhur me këtë rast, ekipi i Trumpit mund ta apelojë vendimin duke e dërguar në Gjykatën Supreme.

Më herët gjatë kësaj jave, Pensilvania e certifikoi Bidenin si fitues, pasi fitoi më së shumti vota popullore. Sipas ligjit në këtë shtet, kandidati presidencial që fiton më së shumti vota popullore fiton po ashtu edhe 20 votat elektorale të Pensilvanisë.

Presidenti Trump ka refuzuar që ta pranojë humbjen dhe vazhdon të bëjë pretendime, të pabazuara, për mashtrime në zgjedhje.

Megjithatë, Trump tha më 26 nëntor se do të largohet nga Shtëpia e Bardhë nëse Kolegji Elektoral voton për Bidenin.

Më 23 nëntor, ka nisur edhe zyrtarisht procesi i trazicionit të Bidenit për në Shtëpinë e Bardhë.

Që të gjitha 50 shtetet e SHBA-së duhet të certifikojnë rezultatet përpara se Kolegji Zgjedhor të takohet më 14 dhjetor dhe të gjitha proceset gjyqësore që kanë të bëjnë me votimet, duhet të përmbyllen deri më 8 dhjetor. Biden ka fituar më shumë vota elektorale dhe vota popullore kundrejt Trumpit. /REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ A do t’i mbrojë vaksina të gjithë njerëzit njësoj? Ja çfarë thonë ekspertët
Previous article PLAS "SHERRI" SËRISH NË "HELL'S KITCHEN"/ Vajzat kapen me njëra-tjetrën, Renato...

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT