24 mjete ushtarake “Humvee” kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara, në Kosovë. Sipas medias kosovare “Express”, këto mjete pritet të jenë në në dispozicion të Forcave të Armatosura të Kosovës, të cilat pritet të themelohen me miratimin e tri ligjeve në Kuvendin e Kosovës.Seanca për themelimin e Ushtrisë së Kosovës është përcaktuar të mbahet më datë 14 dhjetor.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar pak ditë më parë shtetin e Lowas, ku thuhet se ka parë edhe automjetet e blinduara të ushtrisë amerikane që kanë ardhur këtë të diel në Kosovë. Në korrik të këtij viti, Qeveria e Kosovës nëshkroi kontratë me SHBA-në për blerjen në total të 51 automjeteve të blinduara ‘Humvee’. Ceremonia u zhvillua ambientet e kazermës së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në të morën pjesë zyrtarë të lartë vendorë dhe të Ambasadës Amerikane.