• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Facebook, Twitter dhe Google merren në pyetje nga Senati për ndërhyrjet ruse
Home
Botë

SHBA/ Facebook, Twitter dhe Google merren në pyetje nga Senati për ndërhyrjet ruse

31 October, 2017 F.autor Botë

Kongresi amerikan thërriti sot “Facebook”, “Twitter” dhe “Google” për të qartësuar madhësinë e desinformimit rus gjatë fushatës presidenciale, një ditë pas dënimeve të para të të afërmve të Donald Trump.

Në një çast që presidenti kërkon të promovojë reformën e tij fiskale, aktualiteti amerikan vazhdon të qëndrojë nën ngjyrat rue këtë javë, pasi prokurori special, Robert Mueller njoftoi dje dënimin për krime të ndryshme tre ish-anëtarë të rëndësishëm të ekipit të fushatës së Donald Trump.

“Shpresoj se njerëzit do të fillojnë të interesohen për uljen masive të taksave për sipërmarrjet (punësimin) dhe klasën e mesme (si dhe për korripsionin demokrat)!”, shkruan sot në mëngjes në Twitter presidenti amerikan, duke hedhur poshtë çdo lidhje me Rusinë.

Drejtuesit juridike të “Facebook” dhe “Twitter”, si dhe drejtori i sigurisë së “Google”, do të merren në pyetje sot gjatë një dëgjese publike në Senat.

“Përmbajtje ekstremiste dhe desinformacioni rus në internet: të gjendet një zgjidhje me sipërmarrjet e teknologjisë”, është tema mbi të cilën do të zhvillohet kjo dëgjesë.

“Facebook pritet që të publikojë me këtë rast se 126 milionë përdorues amerikanë kanë parë të shfaqet në faqet e tyre përmbajtje të publikuara nga palë ruse me qëllim influencimin e zgjedhjeve amerikane”, sipas të përditshmes amerikan “Wall Street Journal”.

“Nga ana e tij, Twitter ka identifikuar 36 746 llogari që kanë krijuar përmbajtje automatike në lidhje me zgjedhjet dhe të lidhura me Rusinë. Mesazhet e shpërndara nga këto llogari janë parë në nivelin 0,33 për qind në atë kohë”, sipas një burimi pranë kësaj kompanie.

E njëjta situatë edhe në “YouTube”, në pronësi të “Google”, ku kanale të lidhura me Rusinë kanë prodhuar video që kanë arritur deri në 309 000 shikime në 18 muajt para zgjedhjeve, një shifër e lartë por shumë larg arritjes së një rekordi.

Në të gjitha këto raste, përgjegjësi i përmendur nga kompanitë është “Internet Research Agency”, një sipërmarrje me qendër në Shën Petersburg dhe e lidhur me shërbimet sekrete ruse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bayern kalon në avantazh ndaj Celtic, ja autori golit (VIDEO)
Previous article Befasohet Juventusi, Sporting kalon në avantazh ( VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT