• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Disa qytete rikthejnë kufizimet për shkak të COVID-it
Home
Nderkombetare

SHBA/ Disa qytete rikthejnë kufizimet për shkak të COVID-it

18 July, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara po përballen me një rritje të rasteve me COVID-19 kryesisht të nxitura nga varianti Delta i koronavirusit.

Me synimin për të ulur numrin e infeksioneve në disa zona autoritetet kanë filluar t’u rikthehen masave kufizuese, sikurse mbajtja e maskave.

Në qytetin Los Anxhelos të shtetit të Kalifornisë, autoritetet urdhëruan përdorimin me detyrim të maskave në ambjentet e brendshme publike, një vendim që hyri në fuqi të shtunën, por sherifi i këtij qarku tha se vendimi i Departamentit të Shëndetit Publik nuk “mbështetej në shkencë” dhe se departamenti i tij nuk do ta zbatonte atë.

“Të detyrosh të vaksinuarit dhe ata që tashmë janë prekur nga COVID-19 të mbajnë maska në ambjente të brendshme, nuk mbështetet nga shkenca dhe është në kundërshtim me udhëzimet e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC)”, shkruante sherifi i Los Anxhelosit Alex Villanueva, në një deklaratë në faqen e internetit të departamentit.

Nuk dihet ende se me çfarë pasojash mund të përballet zyra e sherifit lidhur me këtë deklaratë ku thekson refuzimin për të zbatuar urdhrin për mbatjen e detyruar të maskave.

Ndërkohë, Qendra për Luftimin e Urrejtjes Dixhitale, një organizatë me qendër në Uashington dhe Londër, ka hartuar një raport ku identifikon mbi 10 subjekte “të cilët janë pasuruar duke përhapur dezinformata” në lidhje me vaksinat kundër COVID-19.

Sipas grupit, 12 subjekte ekonomike operojnë hapur duke minuar publikisht besimin kolektiv tek mjekët, qeveritë dhe shkenca.

Grupi kritikonte platformat e njohura të medias sociale, si Facebook-un, Instagram-in e Twitter-in për qasjen që u kanë siguruar për vite me radhë njoftimeve të dezinformacionit.

Javën e kaluar, Presidenti Joe Biden dhe këshilltari kryesor i Shtëpisë së Bardhë për çështje të shëndetësisë Dr. Vivek Murthy dënuan dezinformimin ndaj COVID-19 që është përhapur në të gjitha mediat sociale./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDHE NË KOSOVË/ Reshjet e dendura shkaktojnë dëme në qytete
Previous article "SHI NË PLAZH"/ Qytetarët nuk braktisin detin, me çadra në duar frekuentojnë pjesët “pikante” të Adriatikut

F.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT