• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Diplomatët kërkojnë largimin e Trump, shkak SULMI në Kapitol
Home
Nderkombetare

SHBA/ Diplomatët kërkojnë largimin e Trump, shkak SULMI në Kapitol

11 January, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Në një lëvizje tepër të pazakontë, diplomatët amerikanë kanë hartuar dy kabllograme me të cilat dënojnë nxitjen e sulmit vdekjeprurës ndaj Kapitolit nga presidenti Donald Trump, dhe bëjnë thirrje që zyrtarët e administratës të mbështesin aktivizimin e amendamentit të 25-të, për ta hequr atë nga detyra.

Duke përdorur atë që njihet si “kanali i mospajtimeve” të Departamentit të Shtetit, pjesëtarët e shërbimit të jashtëm thanë se druajnë që zhvillimet e së mërkurës së kaluar mund të dëmtojnë keq besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara për të promovuar dhe mbrojtur vlerat demokratike jashtë vendit.

“Dështimi për ta mbajtur përgjegjës presidentin, do të dëmtonte më tej demokracinë tonë dhe aftësinë tonë për të përmbushur në mënyrë efektive qëllimet tona të politikës së jashtme,” thuhet në njërin nga kabllogramet që u shpërndanë midis diplomatëve në fund të javës së kaluar dhe më pas u dërguan në udhëheqjen e Departamentit të Shtetit.

Kabllogramet janë një protestë e jashtëzakonshme kundër një presidenti në detyrë nga diplomatët amerikanë, të cilët janë ankuar prej kohësh që administrata Trump e ka injoruar dhe zhvleftësuar rolin dhe ekspertizën e tyre. “Kanali i mospajtimeve”, zakonisht përdoret për të kundërshtuar vendime të caktuara të politikës së jashtme. Dy kabllogramet e fundit duket të jenë të pashembullt në fushëveprimin e tyre dhe cilësimin e presidentit si një rrezik për vendin.

Kabllogramet gjithashtu pasqyrojnë zemërimin me përgjigjen ndaj trazirave nga sekretari i Shtetit Mike Pompeo, një aleat besnik i presidentit Trump.

Sekretari Pompeo e ka dënuar dhunën në Kapitol, por nuk e përmendi në mënyrë të qartë rolin që luajti presidenti Trump në nxitjen e mbështetësve të tij që sulmuan ndërtesën. Sekretari Pompeo nuk ka trajtuar pasojat dhe as nuk e ka pranuar që diplomatët amerikanë jashtë shtetit tani mund të përballen me vështirësi të reja në promovimin e demokracisë.

Nuk është e qartë se sa diplomatë i kanë nënshkruar kabllogramet, të cilat janë parë nga agjencia e lajmeve Associated Press.

Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj kërkesës për të komentuar kabllogramet.

“Është thelbësore që Departamenti i Shtetit të denoncojë qartë rolin e presidentit Trump në këtë sulm të dhunshëm ndaj qeverisë amerikane”, thuhet në kabllogramin e parë, në të cilin theksohet se komentet e vet presidentit nuk duhet të përdoren “pasi ai nuk është zë i besueshëm për këtë çështje”.

“Ashtu siç denoncojmë në mënyrë të vazhdueshme udhëheqësit e huaj që përdorin dhunën dhe frikësimin për të ndërhyrë në proceset paqësore demokratike dhe për të shkelur vullnetin e votuesve të tyre, deklaratat publike të departamentit në lidhje me këtë episod duhet gjithashtu të përmendin presidentin Trump me emër. Është kritike që ne t’i komunikojmë botës se në sistemin tonë, askush – madje as presidenti – nuk është mbi ligjin ose i mbrojtur nga kritikat publike”.

“Ky do të ishte një hap i parë drejt riparimit të dëmtimit të besueshmërisë sonë ndërkombëtare”, thuhet në kabllogram. “Kjo do të lejojë fanarin e demokracisë të shkëlqejë, pavarësisht nga ky episod i errët. Ai gjithashtu do të dërgojë një mesazh të fortë për miqtë dhe kundërshtarët tanë se Departamenti i Shtetit zbaton një frymë të integritetit dhe standardeve objektive kur dënon sulmet ndaj demokracisë në shtëpi ose jashtë vendit”.

Kabllogrami i dytë shkon më tej, duke kërkuar që sekretari Pompeo të njohë shprehimisht zgjedhjen e presidentit të zgjedhur Joe Biden dhe të dënojë veprimet e presidentit Trump. Në të thuhet gjithashtu që sekretari Pompeo duhet të mbështesë çdo përpjekje nga nënpresidenti Mike Pence dhe anëtarët e tjerë të Kabinetit për të aktivizuar amendamentin e 25-të për të hequr presidentin Trump nga detyra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VEMENDJE/ Ja në cilat celularë aplikacioni nuk do të jetë i disponueshëm nga 1 janari
Previous article E ARDHMJA E MBROJTËSIT SPANJOLL NË DYSHIME/ Zidane e do me patjetër në ekip, Sergio Ramos nuk rinovon me Real Madrid

F.autor

Postime të ngjashme

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit Botë

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT