• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Dhoma e Përfaqësuesve miraton pagesat 2000 dollarëshe për amerikanët
Home
Nderkombetare

SHBA/ Dhoma e Përfaqësuesve miraton pagesat 2000 dollarëshe për amerikanët

29 December, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan votoi me 275 vota pro dhe 134 kundër për të përmbushur kërkesën e Presidentit Trump për t’u dërguar amerikanëve pagesa prej 2000 dollarësh në përgjigje të krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Vota e së hënës ka tani një të ardhme të paqartë në Senatin e kontrolluar nga republikanët.

Presidenti Trump kërcënoi javën e kaluar se do të bllokonte paketën masive të ndihmave në përgjigje të pandemisë, nëse Kongresi nuk rriste pagesat e ndihmave nga 600 në 2000 dollarë dhe nuk shkurtonte shpenzime të tjera. Ai u tërhoq nga kërkesat e tij të dielën ndërkohë që po afrohej një mbyllje e mundshme e qeverisë federale në mungesë të fondeve.

Ligjvënësit demokratë kanë këmbëngulur prej kohësh për pagesat prej 2000 dollarësh dhe kanë shfrytëzuar këtë moment të rrallë mirëkuptimi me presindetin për të arritur kërkesën e tyre, ose për të detyruar republikanët të shprehen zyrtarisht kundër këtij propozimi në votën e së hënës.

130 republikanë, dy ligjvënës të pavarur dhe dy demokratë dolën kundër këtij propozimi në votën e së hënës.

Presidenti e nënshkroi paketën prej 2.3 trilionë dollarësh, ndërkohë që vazhdoi të këmbëngulte për pagesat prej 2000 dollarësh.

Projektligji i firmosur nga presidenti përmban 1.4 trilionë dollarë për shpenzimet qeveritare dhe 892 miliardë dollarë për ndihma për pandeminë.

Nuk është e qartë se si do të reagojë Senati i kontrolluar nga republikanët ndaj masës ligjore për të rritur pagesat nga 600 në 2000 dollarë. Disa senatorë janë shprehur se kjo masë do të rriste me miliarda dollarë paketën e ndihmave.

Senati do të mblidhet të martën. Udhëheqësi i shumicës republikane, Mitch McConnell nuk e përmendi këtë element të dielën, kur përshëndeti firmosjen e paketës financiare nga presidenti.

Miliona familje amerikane po rezistojnë në këtë periudhë krize me fondet që marrin nga asistenca e papunësisë dhe ndihmat e dhëna për pandeminë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORITË RRËNQETHËSE/ Si e shkaktoi pandemia një valë të madhe të urisë në Europë
Previous article NDJEN "ETHET" E SPAK? Meta: Organet e drejtësisë nuk janë të besueshme dhe...

F.autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT