• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA DHE AUSTRALIA MARRIN VENDIMIN DRASTIK/ Ndalojnë hyrjen shtetasve të huaj që kanë vizituar Kinën
Home
Nderkombetare

SHBA DHE AUSTRALIA MARRIN VENDIMIN DRASTIK/ Ndalojnë hyrjen shtetasve të huaj që kanë vizituar Kinën

1 February, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur emergjencë të shëndetit publik dhe kanë njoftuar se do t’ua ndalojnë hyrjen në vend të gjithë shtetasve të huaj që së fundmi kanë vizituar Kinën. Këtij vendimi i është bashkuar dhe Australia. Dy vendet shpresojnë të kufizojnë përhapjen e koronavirusit të ri në vendet e tyre me këtë vendim.

Administrata amerikane më 31 janar gjithashtu tha se shtetasit amerikanë, që në dy javët e fundit kanë vizituar provincën kineze Hubei, do të futen në karantinë për 14 ditë.

Amerikanët që kthehen nga vende të tjera të Kinës po ashtu do t’i nënshtrohen kontrolleve nëpër aeroporte dhe do t’u kërkohet që për 14 ditë “të futen vetë në karantinë” në shtëpitë e tyre.

Këto masa do të hyjnë në fuqi më 2 shkurt, njoftoi Sekretari për Shëndetësi dhe Shërbime Njerëzore, Alex Azar.
“Ka shumë gjasa që do të vazhdojmë të shohim më shumë raste në Shtetet e Bashkuara në ditët dhe javët në vijim”, tha Azar, pasi njoftoi për këto masa, që kanë për qëllim ndalimin e përhapjes së një koronavirusi të ri.

Provinca Hubei dhe kryeqyteti i saj Vuhan, konsiderohen epiqendër e koronavirusit të ri, që deri më tani ka lënë të vdekur 259 persona dhe 11,800 të tjerë janë prekur nga ky virus në Kinë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se mbi 14 mijë persona kanë udhëtuar me avion nga SHBA-ja në Kinë çdo ditë vitin e kaluar.
Për shkak të përhapjes së virusit të ri, Departamenti amerikan i Shtetit ju ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që të mos udhëtojnë drejt Kinës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ “Komunistët e dogjën me vajguri trupin e gjyshit”, dëshmia rrëqethëse: Babai 13 vjeç iku nga internimi dhe shvarrosi kufomën
Previous article DIGJET MAKINA E NËNKRYETARIT TË BASHKISË, PEQIN/ Policia: Pasojë e një defekti elektrik! (DETAJET)

k.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan Botë

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan

ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin Botë

ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet Botë

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT