• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Dështon rritja e pagës minimale, një nga premtimet e Biden
Home
Nderkombetare

SHBA/ Dështon rritja e pagës minimale, një nga premtimet e Biden

26 February, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Konsulenti zyrtar i Senatit amerikan për interpretimin e rregullave dhe procedurës parlamentare ka vërtetuar se është e paligjshme të përfshihet, ashtu siç kërkonin demokratët, rritja e pagës minimale në 15 dollarë në orë në paketën e re të ndihmës antiCovid-19, me vlerë 1,9 trilionë dollarë.

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve ende synojnë të miratojnë rritjen e pagës minimale, por vendimi i Senatit do të thotë se ata do të duhet të gjejnë një mënyrë alternative për të përmbushur një nga premtimet kryesore të fushatës elektorale të partisë dhe të Joe Biden.

Demokratët kishin argumentuar se rritja e pagës minimale mund të përfshihej në paketën e re stimuluese përmes të ashtuquajturit proces i pajtimit, një proces që lejon votimin e një ligji që modifikon buxhetin duke e hequr atë nga pengesat e pakicës.

Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se ishte i zhgënjyer nga refuzimi i propozimit të tij për të përfshirë pagën minimale në planin e ndihmës antiCovid-19.

 

 

“Presidenti Biden respekton vendimin e konsulentit zyrtar të Senatit dhe procedurën e ndjekur, por ai do të punojë me udhëheqësit e Kongresit për të përcaktuar mënyrën më të mirë sepse askush në këtë vend nuk duhet edhe të punojë edhe të jetojë në varfëri”, deklaroi Shtëpia e Bardhë.

Për këtë arsye, Biden i bën thirrje Kongresit të procedojë shpejt për të aprovuar ndihmën e re antiCovid-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROJEKTI PËR IMPIANTIN E RI/ Inter dhe Milan lënë mënjanë rivalitetin, “kushërinjtë” shkojnë në Bashkinë e Milanos
Previous article E BUJSHME/ Arbitrat e Premier League do të "gjobitet" në rast të vendimeve të gabuara

F.autor

Postime të ngjashme

HISTORIKE NË MAROK/ Mbreti Mohammed emëron gruan e parë në krye të qeverisë Botë

HISTORIKE NË MAROK/ Mbreti Mohammed emëron gruan e parë në krye të qeverisë

"NA KANË VJEDHUR 7 TITUJ"/ Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës Botë

"NA KANË VJEDHUR 7 TITUJ"/ Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar) Botë

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT