Departamenti i Shtetit publikoi disa emaile që i përkisnin ish këshillatres së Hillary Clinton, Huma Abedin të premten, pasi mesazhet iu gjetën në laptopin e burrit të saj Anthony Weiner nga FBI. Disa nga dokumentet e zbuluara përmbanin informacione që klasifikohen si “konfidenciale”.
Gjykata mbi Lirinë e informacionit (FOIA) kërkon që të zbardhen: “Të gjitha emailet e biznesit të Departamentit të Shtetit pranuar ose dërguar nga ish-Zëvendësja dhe Shefja i Shtabit, Huma Abedin nga 1 janari 2009 deri më 1 shkurt 2013.
Në një letër drejtuar Komisionit Gjyqësor të Senatit në maj, FBI tha, “Edhe pse nuk e dimë numrin e saktë, bazuar në hetimin e saj, FBI beson se është e arsyeshme të konkludohet se shumica e emaileve të gjetura në kompjuterin e z. Weiner lidhur me hetimin e Clintonit ndodhi si rezultat i një kopje të pajisjeve elektronike personale, me një numër të vogël si rezultat i forëarding manual nga znj. Abedin për z. Weiner. ”
CNN ka raportuar më parë se kishte të ngjarë që disa nga emailet e depozituara në laptopin e Weiner-it të përmbanin informacione konficenciale.
Shqyrtimi i laptopit – i publikuar në më pak se dy javë përpara zgjedhjeve – tronditi fushatën e Clintonit.
Përgatiti: AlpeNews.al





