• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ DASH heq gazetaren nga grupi i medias që do të shoqërojë sekretarin Pompeo në Ukrainë
Home
Nderkombetare

SHBA/ DASH heq gazetaren nga grupi i medias që do të shoqërojë sekretarin Pompeo në Ukrainë

28 January, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Departamenti amerikan i Shtetit hoqi një gazetare të Radios Publike Kombëtare nga ekipi i medias që do të shoqërojë Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo gjatë një turneu që ai do të fillojë së shpejti, sipas njoftimit të një shoqate shtypi dhe radios në fjalë.

Largimi i korrespondentes Michele Kelemen vjen pak ditë pasi zoti Pompeo u përplas me një tjetër gazetare të kësaj radiojeje, kur ajo po e intervistonte në Departamentin e Shtetit.

Heqja e gazetares Kelemen, e cila ishte pjesë e grupit të korrespondentëve që do të shoqërojnë zotin Pompeo gjatë turneut në Mbretërinë e Bashkuar, Ukrainë, Bjellorusi dhe Azinë Qendrore, mund të shihet vetëm si hakmarrje për intervistën e koleges së saj, tha Shoqata e Korrespondentëve të Departamentit të Shtetit, SDCA.

“Korpusi i shtypit i Departamentit të Shtetit ka një traditë të gjatë të shoqërimit të sekretarëve të shtetit gjatë udhëtimeve të tyre dhe ne e shohim të papranueshme faktin që ndëshkohet një anëtare e shoqatës sonë,” tha Shaun Tandon, kreu i shoqatës, në një deklaratë.

Gazetarja Kelemen mbulon Departamentin e Shtetit prej dy dekadash.

Ndërkohë, Departamenti i Shtetit nuk i është përgjigjur një kërkese për koment.

Zoti Pompeo u intervistua të premten nga gazetarja tjetër e Radios Publike Kombëtare (NPR), Mary Louise Kelly, ku u pyet në mënyrë të përsëritur në lidhje me Ukrainën dhe shkarkimin e ambasadores amerikane në Kiev, Marie Yovanovitch. Intervista zgjati 9 minuta dhe vazhdoi me një reagim të ashpër të Sekretarit të Shtetit.

Largimi i ambasadores Yovanovitch ishte një ngjarje me rëndësi në lëvizjet që nxitën ngritjen e akuzave ndaj Presidentit Donald Trump nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët muajin e kaluar. Pas intervistës, gazetarja Kelly tha se zoti Pompeo e kishte fyer dhe se kishte përdorur disa herë një fjalë të ndyrë, duke e pyetur: “Ju mendoni se amerikanët duan t’ia dinë për Ukrainën?”

Në një deklaratë të shtunën, zoti Pompeo tha se gazetarja gënjeu përsa u përket kushteve për të cilat ishte rënë dakord paraprakisht për intervistën dhe se nuk e respektoi marrëveshjen se biseda që vijoi pas intervistës do të ishte jashtë procesverbalit. Megjithatë, në deklaratën e tij nuk mohohej varianti i dhënë nga gazetarja mbi mënyrën se si kishte rrjedhur biseda pas intervistës.

Radioja Publike Kombëtare tha se i qëndronte variantit të saj për bisedën.

Ndërkohë, të hënën, kjo radio konfirmoi largimin e gazetares Kelemen nga grupi i mbulimit. Radioja tha se ishte e informuar që korrespondentja nuk do të udhëtonte me grupin, por nuk iu dha ndonjë arsye se përse.

“Ne kërkojmë me respekt nga Departamenti i Shtetit që të rishikojë vendimin dhe të lejojë gazetaren Michele (Kelemen) të udhëtojë për këtë turne,” tha zoti Tandon i SDCA.

Udhëtimi në Ukrainë

Zoti Pompeo, i cili do të bëjë një vizitë zyrtare në Ukrainë duke filluar nga e enjtja, do të jetë zyrtari më i lartë amerikan që do të udhëtojë në këtë vend që prej fillimit të procesit që synon shkarkimin e presidentit.

Marrëdhënia e tij me shtypin ka qenë e tensionuar që nga muajt e parë të tij në këtë post, por është përkeqësuar më tej pas fillimit të procesit kundër presidentit. Zoti Pompeo, ish-anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve, ka shprehur shqetësim për insistimin e gazetarëve për të pyetur mbi Ukrainën.

Zoti Pompeo herë pas here u është kundërvënë gazetarëve kur ata i kanë bërë pyetje për akuzat ndaj Presidentit Trump, duke e quajtur interesimin e vazhdueshëm të mediave për këtë çështje si “marrëzi” dhe “zhurmë”.

Ai ka thënë se mbështet të gjithë punonjësit e Departamentit të Shtetit, por ka refuzuar, deri më sot, të ofrojë publikisht fjalë mbështetjeje për ish ambasadoren Yovanovitch. /VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BRUKSEL/ Rama shtrëngon duart me Presidenten e KE-së, darkë pune për Konferencën e Donatorëve (VIDEO)
Previous article ALFRED PEZA/ Rruga e re politike, nuk kalon asnjëherë nga gjurma e vjetër!

F.autor

Postime të ngjashme

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran Botë

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik Botë

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran Botë

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT